Stampa:Infobox vendbanim Banullë është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë.

Gjeografia Redakto

Pozita e çdo lokaliteti apo fshati varet prej veçorive fizike, gjeografike, shoqerore, natyrore e tjera. Kështu edhe pozita gjeografike e fshatit Banullë varet nga faktorët e larte përmendur. Fshati Banullë territorialishte bene pjese ne komunën e Lipjanit, me një largësi prej 2 km. Banulla ka një pozite shume te përshtatshme gjeografike. Neper territorin e këtij fshati kalon magjistralja e Adriatikut, gjë qe ia mundëson lidhjet me te mira me te gjitha rajonet evropiane e me gjere. Kjo magjistrale kalon neper pjesën lindore te fshatit, qe lidh Prishtinën me Ferizajin dhe Shkupin ne rrugen e Maqedonisë. Drejtimi Banulle - Prishtinë 18, 5 km kurse, Banulle-Ferizaj vetëm 22, 5 km e Shkupin e ndanë një largësi prej 75 km. Ne pjesën veriore te Banullës kalon rruga qe lidh Lipjanin me Janjevën qe ndan një largësi vetëm 13 km prej Lipjanit. Ne Banulle infrastruktura është ne nivel te duhur, rrugët janë te gjitha te asfaltuara, ujësjellësi ka përfunduar vitin e kaluar si dhe kanalizimi për ujerat e zeza po ashtu ka përfunduar këtë vit. Rrjeti i telefonisë është po ashtu ne nivel si dhe rrjeti elektrik pas lufte është po thuajse një nder ma te mirët ne rajone.[1]

Kufizimi i fshatit Banullë - Ne V-P kufizohet me vete qendrën Lipjanin Ne V- kufizohet me fshatin Konjuh Ne V-L kufizohet me fshatin Dobratin ne L- [[Smallusha|Smallushën Ne J-L me Çellapek Ne J- me Gumnasellën dhe ne perëndim me Gllogocin.

Lartësia maksimale mbi detare e Banullës është 576 m dhe zëne një sipërfaqe prej 3, 61 km². Përbërja gjeologjike e territorit te fshatit Banullë është shume karakteristike, përbehet prej Hallocenit qe njeherit përfshinë pjesën me te madhe dhe pjesën qendrore te këtij teritori e këto janë depozitimet e zallit dhe rërës, argjilës ne terracat Aluviale. Pjesa lindore e territorit te Banullës përbehet nga sedimentet e Pliocenit (Zhavorri, zalli, dhe argjila me terraca lymike. Përbërja Pedologjike e territorit te Banullës. Përbërja e tokës ka rendësi te madhe për te gjitha qenjet e gjalla. Përbërja e tokës varet nga disa faktorë natyrore si p.sh. klima, relievi, ndërtimi gjeologjik dhe bota bimore dhe shtazore si dhe faktori njeri.

Harta gjeologjike Redakto

Ne Banullë dallojmë dy tipa te tokës 1-Aluviale 2-Smonice toka aluviale përfshinë pjesën veriore te fshatit dhe ajo e tipit smonice pjesën jugore. Konstatojmë se te dy tipat kryesore te tokës ne këtë fshat janë shume pjellore dhe njeherit bujqit nxjerrin redimente te larta te te mbjellurave bujqësore. Fatkeqësisht kohëve te fundit tokat bujqësore me pjellore te këtij fshati janë zëvendësuar me ato te ndërtimit gjë qe mbrenda një kohe shume te shklurtur ky fshat do te mbetet pa asnjë pllemb toke bujqësore. Tipat e tokave te këtij fshati janë te paraqitura ne hartën 1:50.000. Për zhvillimin e bujqësisë është e nevjsheme edhe ujitja e te mbjellurave bujqësore, e qe ne këtë fshat shfrytezohen me te madhe ujerat nëntokësore.

Hidrografia Redakto

Neper teritorin e fshatit Banullë kalon lumi i Zhegocit qe është dege e lumit Sitnica. Lumi i Zhegocit është nje lum me prurje te kohepasekohshme te sasisë se ujerave, ose sezonal, çka do te thotë se gjate kohës se reshjeve sidomos Vjështë, Dimër dhe Pranvere ka prurje te mjaftueshme te ujerave qe bujqit i shfrytëzojnë për ujitje te pronave bujqësore. Ujerat nëntokësore ne këtë fshat janë një pasuri e madhe qe bujqit i shfrytëzojnë me te madhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore, dhe njeherit prej këtyre ujerave fshati Banulle furnizohet me ujë te pijeshem si për mese te ujësjellësit qe është ndërtuar kohëve te fundit, ashtu edhe për mes te puseve qe janë një numër i konsideruashem ne këtë fshat për afërsisht 200 (puse) qe shërbejnë për nevojat e fshatareve.

Infrastruktura e këtij fshati është ne nivel te duhur. Përveç rrugëve te asfaltuara banullaket kane te rregulluar kanalizimin e ujerave te zeza, ujesjellsin, rrjetin elektrik dhe rrjetin e telefonisë qe janë për tu lavdruar. Banulla posedon shume objekte qe janë shume te rendesishme, për si për shembull shkolla fillore "Emin Duraku" e qe koheve te fundit është shfrytezuar edhe për mbajtjen e mësimit te mesëm ne këtë objekt, ku gravitojne edhe fshatrat si Gllogoc, Gumnasellë, Çellapek e te tjera. Objekti i shkollës fillore ne qender te Banullës qe daton prej vitit 1926 qe nxensit kane zhvilluar mësimin deri ne klasën e katërt e sot mësojnë vetëm parashkolloret. Ne kuadër te shkollës fillore ne këtë fshat gjindet edhe biblioteka e kësaj shkolle qe shërben për nxensit e kësaj shkolle e qe ka një numër te konsiderueshëm te llojeve te librave. Përveqe objekteve shkollore ne Banullë gjindet edhe ambulanta për ndihme mjekësore qe njehere ne jave mjeku i viziton pacientat qe kane nevoje për ndihme mjekësore. Ne lindje te fshatit pra afër magjistrales është ngritur Objekti fetar Xhamia qe është ndërtuar me donacion te Arabeve dhe te banoreve te fshatit Banullë. Ne Jug te fshatit është ndertuar edhe Kolexhi Turk qe punën e ka filluar para dy viteve. Per furnizim me mallra ushqimore gjendet vetëm një shitore, por shkaku është se Banulla gjindet shume afër qendres (Lipjan) dhe shumica e banoreve janë te punësuar ne Lipjan nuk ndihet nevoja për një objekte me te gjere për furnizim me mallera ushqimore. Ne veri te fshatit pra ne rrugën Lipjan -Janjeve gjinden dy pompa te benzinës e e treta gjindet ne magjistralen Prishtine -Ferizaj. Objekte te shumta profitabile janë ndërtuar ne territorin e këtij fshatisi p.sh. Për prodhimin e Gypave te cimentos, te pllakave te ndryshme prej betoni, firma te ndryshme e qe numri i tyre është bukur i madh e qe gravitojne ne territorin fshatit Banullë. Prej firmave ndërtimore po i vecoje dy e këto janë: Firma S.B. "BAJRAMI" Kompanija Ndertimore "VISA" ne Banulle "N.T.P Perparimi" Banullë.

Demografia Redakto

Struktura demografike është faktorë shume i rëndësishëm për dinamiken e popullacionit te një regjioni apo vendi te caktuar. Ajo paraqet elementin me te rëndësishëm te një rrethi Gjeografik dhe jetësore. Dendësia e popullsisë se fshatit Banulle ka qene 347 banore per km² kjo mesatare e popullsisë është nxjerre për vitet 1961-1981. Enti Satistikor i R. K. Kurse shenimet e regjistrimit te fundit ende nuk i kemi e ne do ti publikojmë me posedimin e tyre. Kultura-Arsimimi perveç tjarash paraqet nivelin kulturore, arsimimin e përgjithshëm strukturën kualifikuese te popullsisë.

Migracionet Redakto

Migrimet si element vital hapsinor i popullsisë paraqet një dukuri te rendesishme socio-gjeografike. Dyndjet e njerzeve gjithemon kane shprehur ndryshime te llojllojshme ne kohe dhe hapësire te caktuar, e këto paraqesin një proces te nderlikuar me pasoja te ndryshme ne transformimin e rrjetit Gjeografik. Gjate studimit te dyndjeve me rendësi është te konstatohen shkaqet e levizjeve (koha, lloji dhe drejtimi i tyre). Shkaqet qe kane ndikuar ne dyndjen e kësaj popullsie janë me tepër se ato socio-politike dhe ekonomike.

Migrimet ne Banullë dhe me gjerë mund te ndahen ne ato gjere ne vitin 1912, 1912-1941, 1945-1968, 1981-1999. Migrimet nga viti 1912-1941 ne këtë kohe ne territorin e Banullës filloi si ne te gjithë Kosovën kolonizimi Serb e Malazez e ne Banullë erdhën 9 familje serbe e malazeze. Dihet se ne këtë periode pase ramjes se Perandorisë Turke Kosova ra nen sundimin e mbreterise Serbe, e cila propozonte masat me brutale për shpernguljen e shqiptareve me dhune, tortura, si dhe perhapi propaganden për shpernguljen e Shqiptareve për ne Turqi e Shqipëri e tje. Ne te njejten kohe aplikoje sjelljen e kolonisteve Serb e Malazez ne Banullë. Migrimet 1945-1968- Ne këtë peridhe famekeqe (koha e Rnkoviqit). Prej reprezalieve, terturave, pushkatimeve, burgosjeve e malltretimeve te shumta nga Banulla u shperngulen per ne Shkup e pasandej për ne Turqi Familjet : Hamit Zejnullahut, Nuhi Zejnullahut, Familja e Bilim Brahes perkatesishte Azem Ibrahimit te shperngulur ne Istamboll. Sami Salihu Beqir Salihu dhe Shaqir Salihu. Familjet e Hamit dhe Nuhi Zejnullahut pasi qe ne Shkup i ndrruen mbiemrat prej Zejnullahu ne (Kurtullus) u shperngulen ne BURSA te Turqise ku sot atje numrojne mese 20 e me tepër shtëpi. Ne këtë kohe edhe familja e Ramadan Xhemail Zejnullahut vendos qe te shpengulet për ne Stamboll ku i ndjeri kishte edhe motrën te shperngulur ne Stamboll. E gjen nje kasolle atje jep kapar për te dhe kthehet qe familjen ta pergatit për ne Stamboll. Kur kthehet ne atë kohe Rankoviqi u burgos nga Titoja dhe familja e Ramadan Zejnullahut mbetet ne Banullë. Familjet e Sami e Beqir Salihut mbeten ne Shkup ke edhe sot e kësaj dite jetojnë atje dhe ne Kovove (AZIZ Sami Salihu). Kurse Shaqir Salihu u shpengul për ne Amerike ku edhe sot e kësaj dite familja e tij atje jeton. Gjate kohes se Rankut si ne tere Kosovën ashtu edhe ne Banullë, akcioni i armeve, për arme u rrahen u malltretuan nje perqindje e madhe e ketije fshati një nder ta ishte edhe Ismail Mehmet Zejnullahu, Ramadan Xhemail Zejnullahu, Vehbi Shaban Syla ,Bahti Sadiku i cili sot e kesaje dite ka mbete me te meta prej rrahjes dhe torturave cnjerezore te policise serbe e shume te tjere. Ne malltretimet e familjes Zejnullahu ka ndikuar me te madhe sepse Idriz Zejnullahu i pushkatuar nga Partizanet pa gjyq, mixha i Ramadan Zejnullahut, ishte dhender i Adem Gllavicës dhe njeherit edhe Ramadan Zejnullahu nip i Ademit, çka do te thotë se pak a shume ishin te frymëzuar nga puna e tije qe te punojnë sa me shume per atedheun. Takimet me te shpeshta te Ramadanit me Adem Gllavicen (pra me dajen) ishin ne Mynhen te Gjermanise te Beqir dhe Selim Selimi. Migrimet 1981-1999 - Prej Banulles ka pasur mjefte te rinje e te moshuar qe janë angazhuar prej 1981 ne demonstrata për pavarësi te vendit e kjo nuk ka munguar as ne shërbimin ushtarak ku u vra Halil Habib Hajrullahu me 1981. Për demonstrata ne Banullë kane qene te burgosun Dr. Fitim Rrahim Selimi, Ismet Hajrulla Hajrullahu, Imri Mahmud Hajrullahu, Bislim dhe Murat Ahmeti Belenica) nga Banulla e disa te tjerë. Te gjitha keto dhe ne funde pas ndryshimeve Kushtetuese me 1989 prej diktatorit Milloshevic numri i te shperngulerve u rrit me te madhe per ne boten e jashtme ku një nder ta jame edhe vete me familje. Kontributi i fshatareve te Banulles gjate luftes se fundit 1999, ka qene i pa zavendsueshem, kane qene te angazhuar ne te gjitha poret e organizimit te UCK-se. Pritja e refugjateve po ashtu angazhimi i fsahtareve per populllsine e pa streh. Dhe ne fund migrimi i popullsisë fshat qytet. Edhe pse Banulla nuk gjindet larg qendres (Lipjanit) punsimi ka ndikuar me te madhe qe nje pjese e popullsisë se Banullës te shpërngulen ne Lipjan. Sidomos pas Luftës se vitit 1999 e kendej nje numer bukur i madhe i popullsisë se Banullës është shpërngulur ne qendër.

Kultura Redakto

Arsimimi Redakto

Banullaket me te madhe rendësi te veçante i kane kushtuar arsimimit prej atije fillor e deri te ai me i larti, gje qe sot ne Banullë kemi, mjek, izhinjera ekonomista, jurist, dhe profesor te profileve te ndryshme. I mbetemi borxh edhe Veteraneve te arsimit e qe janë: Ruzhdi Haziri mesuesi i pare ne Banulle, SHYQERI HAZIR Kryetar i K, Komunal te Lipjanit, dhe ZEJNULLAH TAHIR ZEJNULLAHU po ashtu veteran i arsimit, Disa vite me radh drejtor i sh. F. "E.D". ne Banullë dhe ne fund si Kryetar i Kryqit te Kuq ne nivel Komunal, dhe Sekretare i B.V, I te Arsimit ne nivel Komunal tash pensionist, Sylejmon Salihu Porfesor i Biologjise dhe me vone per shume vite kreu detyrene Drejtorit te shkollës fillore "Emin Duraku" ne Prishtine deri ne pensionimin e tij dhe Veterane e Arsimit ne Banulle është Zonja Profesoresha Sofije Isak Salihu. Te gjithe keta veterane te arsimit kane dhene kontributin e tyre ne drejtim te zhvillitmit arsimor ne fshate dhe ne nivel komunal e me gjere, e qe i tere fshati sot krenohet me ta.

Aktivitete Kulturore Redakto

Ne kuadër te fshatit me 1983 është formuar SH.K.A "Drita" qe me sukses ka dhëne disa koncerte si ne nivel komunal ashtu edhe jashtë komunës se Lipjanit. Ka punuar plote tri vite e për shkaqe te ndryshme si politike ashtu edhe financiare ka ndaluar punene saje. Ne formomin e kësaj SH.K.A. Kane kontribuar si aktivist i shquar dhe arsimtar shume vjeqar ne Shkollën fillore "E. Duraku" Enver Zejnullahu, Dr. Fitim Selimi mjek, arsimtar Hazbi Sahiti, Prof. Omer Zejnullahu, Emin Salihu, Jurist Sinan Jashari, Jurist Ismet Haziri e te tjerë. Ne fshatin Banulle ne kuadër te zhvillimeve kulturore kemi pasur edhe ekipin e ndihmes se pare qe ka garuar ne nivel komunal si dhe ne nivel atehere Krahinor sot Republikan, qe ka garue plote tri vite ne Deçan ku edhe njeherit janë, bajtur garat e qe janë shperblye me një vend bukur te mire.

Sport Redakto

Banulla ne lojërat futbollistike ne nivelin Komunal vetëm njehere ka arritur ne finale kundër ekipit te Lipjanit e qe ne ekipin kundërshtar edhe pse ishte e ndaluar me ligj kishte anëtare te ekipit futbollistik te "Slloges". Kjo finale për ne thoshte shume, sepse ne te gjitha garat qe mbaheshin ne nivel komunal ishin gjithsejt 75 fshatra. Për veqe te gjitha ketyre qe i përmendem i mbetemi borxh edhe boksit.

Boksi Redakto

Edhe pse ka lindur ne Banullë dhe është rritur ne Shkup, karrierën e tij e filloi atje sukseset me te medhea i mberrit ne Kosove e ne mbare Botene ky është L E G J E N D A e boksit Kosovar e mbare Kombetare AZIZ SAMI SALIHU, cka do te thote se ne kemi pasur fatin qe kemi pasur një bokser si qe është AZIZI. Mendoje se çka te shkruaj me tepër për te është e pa nevojshme sepse ska gazete ne Bote qe bile njhere ska shkruajtur për legjendën e boksit mbare Kometare.

Historia Redakto

Si të gjitha fshatrat e Komunës së Lipjanit, po ashtu edhe Banulla ka pasur një histori të dhimbshme gjatë okupimeve e sidomos të Serbisë. Represioni u shtua edhe më shumë prej viti 1912 e këndej, ku për shkak të torturave dhe presionit të vazhdueshëm të okupatorit. Një numër i konsiderueshëm i popullsie së këtij fshati u shpërngulë për në Shkup, Maqedoni, Turqi, dhe vise tjera të botës, ku këto gjëra në mënyrë me të thukshme do ti sqarojmë më vonë te migrimet e popullsisë.

Nga vitet 1945 janë ekzekutuar pa gjyqe dhe janë masakruar, këto personalitete Idriz Mehmet Zejnullahu, Hazir Selimi dhe Habib Emin Sadiku të pushkatuar në Touk Bahqe në Prishtinë. Ndërsa nga torturat çnjerëzore te UDB-se vdes Halil Muharrem Hajrullahu. Kurse me dënim të rëndë dënohet Qerim Selimi. Ballit Kombëtare iu është bashkangjitur edhe Syle Haliti nga Banulla. Pas vrasjeve, familjarëve të tyre ju është konfiskuar e tërë pasuria, konfiskimi bëhej gjoja ne emër të luftës kundër "Armiqve te Popullit". Me 1981 krahas qindra djemve te Kosovës vritet nga KOS-i famëkeq Halil Habib Hajrullahu. Lufta dhe rezistenca e këtyre Atdhetarëve bëri qe ne Banullë mos te shuhet kurrë zjarri për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar.


Shëndetësia Redakto

Si ne te gjitha   deget e zhvillimit Arsimore ,Ekonomik ,Industrial ,Bujqesore  dhe te tjera edhe lemia e shendetsise eshte ne nje nivel te kenaqshem te zhvillimit te saje ne te gjitha drejtimet.

Ne Banulle  kemi  Objektin e ambolantes  per kontroll shendetsore qysh nga vitet 1972-73  eshte ndertuar ky objekt  edhe pse Banulla  nuk eshte fort large prej qendres por eshte    ndie nevoja qe ne qender te Bashkesise Lokale te Gllogovcit  te ndertohet nje  Ambolante   nen perkujdesjen e Qenderes  te Shendetsise  se Lipjanit .Ne kete Ambolante  mjeku ka ardh dy here ne Jave per kontroll te pacienteve dhe nje sherbyes puntore  i perhershem  qe ka dhene injekcione per te smuret dhe i ka trajtue  rastet qe nuk kane qene aq te rrezikshme apo  te renda.Aty ka punuar  Haxhi  Rexhepi nga fshati Banulle dhe ka qene puntore i zellshem.Vizitat e mjekut kane qene dy here ne jave dhe pacient  kane ardhe prej fshatrave te Gllogovcit,Gumnaselles ,Qallapekut,Llugagjise dhe vete fshatit Banulle, njeherit ky objekte ka sherbye edhe per 1600 nxensa te shkolles Fillore "Emin Duraku" ne Banulle -Gllogovc. Me hapjen e Univerzitetit te Prishtines e sidomos me Kushtetuten e vitit 1974 te rinjeve te kesaje treve  dhe mbare Kosoves ju ka dhene shanesi per te studiue ne te gjitha profilet.

Pervec objektit shendetsor ne fjale   pase luftes Dr.Fitim Selimi ka hapur nje  Ordinanca Specialistike Kirurgjike private ne shtepine kua ai jeton dhe banon me emrin "A R T I ".


Shih dhe Redakto


Referime Redakto

  1. ^ Osmani, Jusuf (2003). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 79. ISBN 9951-8547-4-5.

Lidhje të jashtme Redakto