Janjeva
Janjevë është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë.
Janjevë | |
---|---|
Janjevë | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Prishtinë |
Komuna | Lipjan |
Lartësia | 891 m (m.n.d.) |
Zona Kohore | UTC+1 |
Verore | UTC+2 |
Koordinatat | 42° 34′ 26″ Veri 21° 14′ 56″ Lindje |
HistoriaRedakto
Janjeva është vendlindja e Hilës (Shtjefën Gjeçovi). Në atë kohë (1874) ishte një fshat i varfër i Kosovës, banorët e të cilit mezi e siguronin jetesën. Dikur ajo kishte qenë e përmendur, sepse nga minierat e saj nxirrej ar e argjend. Gjatë shekullit të XIII-të dhe XIV-të, në Janjevë, Republika e Raguzës kishte hapur disa miniera. Në këto kushte në shekullin e XVI-të, ajo kishte tërhequr vëmendjen e shumë banorëve të viseve përreth, të cilët të shtrënguar nga nevoja ekonomike, linin vendet e tyre e grumbulloheshin aty për të ngjerrë bukën e gojës. Pas disa vjetësh nëpër kodrat e Janjevës filluan të shtoheshin shtëpitë e banimit, kurse fshati i dikurshëm mori pamjen e një qyteti me argjendari, këpucëtari, prodhues veglash të ndryshëm. Nuk vonoi dhe ky qytet ndërtoi edhe një kishë që përmendej për madhësinë e saj. Pas pushtimit të fushës së Kosovës nga osmanët më 1455, Janjeva fillojë të zhvillohej në një vendbanim tipik osmanë. Rreth vitit 1671 ajo kishte edhe shkollën e vet. Relatorët e ndryshëm shkruajnë për pamjen e qytetit të Janjevës dhe rezervat e saj të çmuara në arë e argjend. Kështu në vitin 1610 Janjevën e vizitoi Mati Bici, i cili shkruan :
- ... në mëngjezë herët arritëm në Janjevë që është e vendosur midis kodrave të zgavërueme prej minierave t'argjendit që aty nxirret me sasi të mëdha..."[1].
Po ashtu Mari Bici shkruan se në atë kohë në Janjevë banonte një popullsi e përzierë nga katolikët, myslimanët dhe ortodoksët. Kështu ai shkuan se aty jetonin 500 familje, 200 ortodokse, 180 myslimane dhe 120 katolike. Por ky zhvillim i saj nuk e pati të gjatë. Siç duket, rezervat e arit dhe argjendit shteruan dhe janjevasit u detyruan të largohen nga vendlindja pasi nuk kishin mundësi të siguronin bukën e gojës.
Janjeva ishte një qendër ku popullsia shqiptare takohej me elementin sllav dhe saksonë.[2] Në rrugët, sheshet dhe tregjet e saj fliteshin shumë gjuhë, shqip, serbisht, turqisht.
Pas futjes nën administrimin serb, gjeografët serbë për popullsinë e Janjevës në vitin 1911 thonë se përbëhej nga 515 shtëpi, 400 katolike, 75 shqiptare (duket se është fjala për të ardhur nga pjesa veri-perëndimore e trevave shqiptare), 20 muhaxherë (të ndjekurve nga Serbia e posa formuar), 2 turke dhe 18 magjupëve.
Njerëz të shquarRedakto
- Shtjefën Gjeçovi, prift, folklorist shqiptar
- Serafin Koda, shenjtor katolik shqiptar, pjesë e Martirëve të Shqipërisë
BurimetRedakto
Lidhje të jashtmeRedakto
Akllapi | Babushi i Muhaxherve | Baica | Banulla | Bregu i Zi | Brusa | Bujani | Bukovica | Çellapeku | Divlaka | Dobraja e Madhe | Dobraja e Vogël | Gadimja e Epërme | Gadimja e Poshtme | Gllanica | Gllavica | Gllogoci | Gracka e Vjetër | Gracka e Vogël | Gumnasella | Hallaçi i Madh | Hallaçi i Vogël | Hanroc | Janjeva | Kleçka | Kojska | Konjuhi | Kraishti | Krojmira | Leletiqi | Lipovica | Llugaxhia | Lluga | Magura | Mareci | Medveci | Mirena | Okosnica | Plitkoviqi | Poturoci | Qylaga | Resinoci | Ribari i Madh | Ribari i Vogël | Ruboci | Rufca e Re | Rufca e Vjetër | Sllovia | Smallusha | Shala | Shisharka | Teqeja | Tërbuca | Topliçani | Torina | Varigoci | Vërsheci | Vogaçica | Vrella | Vrella e Goleshit | Zllakuqani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |