Martirët e Lumnuar të Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri nga 1945 deri më 1974, ku përpos pesë prej tyre, shumica u vranë 1945 deri më 1950. Të gjithë kishin lindur në periudha të ndryshme nga 1874 deri më 1935; grupi përfshin shqiptarë e italianë dhe një gjerman. Secili prej tyre, përveç katër vetëve, ishin pjesë e jetës fetare si priftërij ose si të devotshëm dhe shërbyen si misionarë ose edukatorë me një mbrujtje shkollore nga qytetet italiane e austriake.

Portretet e Martirëve Katolikë në Shqipëri ditën e ardhjes së Papa Françeskut në Tiranë

Hapja e procesit dioqezan sipas Radio Vatikanit, për lumnimin e këtyre martirëve u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në Katedralen e Shkodrës. U lumnuan dhe shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër.[1]

Lista martirëve

Redakto
  • Giovanni Fausti (1899-1946), prift i Shoqërisë së Jezuit.
  • Gjon Shllaku (1907-1946), frat i Urdhërit Françeskan.
  • Daniel Dajani (1906-1946), prift i Shoqërisë së Jezuit.
  • Qerim Sadiku (1919-1946), laik i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Mark Çuni (1920-1946), seminarist i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Gjelosh Lulashi (1925-1946), laik i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Alfons Tracki (1896-1946), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Fran Mirakaj (1916-1946), laik i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Josef Marxen (1906-1946), prift i Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës.
  • Bernardin Palaj (1894-1946), frat i Urdhërit Françeskan.
  • Jak Bushati (1890-1949), prift i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
  • Vinçens Prenushi (1885-1949), frat françeskan, ipeshkëv i Durrësit dhe primat i Shqipërisë.

Vitet '50

Redakto

Vitet '60

Redakto

Vitet '70

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)