Qerim Sadiku (Vuthaj 12 shkurt 1919 - Shkodër, 4 mars 1946) ka qenë ushtarak shqiptar, i dënuar me pushkatim nga regjimi komunist porsa kishte marrë pushtetin në Shqipëri pas Luftës së Dytë. I martuar me një katolike u konvertua edhe ai në katoli, i njohur më pas si shenjtor kishës katolike.

Biografia Redakto

U lind në Vuthaj, Mal i Zi, në 12 shkurt 1919, ishte konvertuar në katolik dhe ishte martuar me Marije Vatën në shtator të vitit 1944. U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 3 dhjetor 1945. U dënua me vdekje më 22 shkurt 1946.[1] U pushkatua në mëngjes të 4 marsit 1946 në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër së bashku me Atë Danjel Dajanin, Atë Giovanni Faustin, Atë Gjon Shllakun, seminaristin Mark Çuni dhe të riun Gjelosh Lulashi nga një skuadër ekzekutimi prej 8 ushtarësh.[2] Fëmija i vetëm i tij do t;i lindte Marijes 6 muaj pasi e kishin vrarë. Kishte qenë kapter i xhendarmërisë së Zogut.[3]

U pranua nga Kisha Katolike si shenjtor në 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.[4]

Referime Redakto

  1. ^ "Martiret e Komunizmit". kishakatolikeshkoder.com. Marrë më 1 qershor 2018.
  2. ^ Bushati, Ahmet (2001). Në gjurmët e nji ditari: Shkodra në tri vitet e saj të parë nen komunizëm në sigurim ndër burgje e kampe. Camaj-Pipa. fq. 99.
  3. ^ Pepa, Pjetër (2003). The criminal file of Albania's communist dictator (në anglisht). Uegen. fq. 59.
  4. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)" (në italisht). Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.