Daniel Dajani
Daniel Dajani (Blinisht, 2 dhjetor 1906 - Shkodër, 4 mars 1946) ka qenë jezuit shqiptar që u martirizua gjatë regjimit komunist. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]
Biografia
RedaktoU lind në Blinisht të Zadrimës më 2 dhjetor 1906, i biri i Lleshit dhe i Marës. Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit, pas një periudhe nxënjeje me Dom Ndue Sumën në famullinë e Laçit të Vaut të Dejës,[2] në moshën 12 vjeçare hyri në Seminarin Papnor në Shkodër. Më 8 korrik 1926 u pranua në Noviciatin e Jezuitëve në Goricia. Më pas kaloi në Kieri në periudhën 1931-33, ku kreu studimet për filozofi. Më 1935 u kthye në Shqipëri, ku dha mësim gjuhën latine në Seminar ku kishte qenë vetë nxënës dhe u bë pjesë e misionit shëtitës të jezuitëve. Më 1944 u zgjodh rektor i Kolegjës Saverjane dhe i Seminarit Papnor.
U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Giovanni Faustin, nënprovincialin e Shoqërisë «Jezus», si drejtues të «Bashkimit Shqiptar», sado që as ai as Atë Fausti nuk kishin të bënin fare me organizatën e themeluar nga xhakoni Mark Çuni.
Më 22 shkurt, Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin me vdekje, me pushkatim, të shtatë të arrestuarve. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë Enver Hoxha, dhe dy ditë më vonë, më 4 mars 1946, ata u ekzekutuan në varrezën e Rrmajit në Shkodër.[3]
Më 10 nëntor 2002 Kisha Katolike Romake nisi procesin e lumnimit të martirve shqiptarë të regjimit komunistë në të cilën gjëndet edhe edhe emri i Daniel Dajanit.
Referime
Redakto- ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pepa, Simon (2003). Zadrima dhe bijtë e ndritur të saj. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 206–212. ISBN 9992756357.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. fq. 18-19. ISBN 978-9928-168-01-6.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)