Gaspër Suma (Shkodër, 23 mars 1897 - 14 prill 1950) ka qenë frat françeskan dhe është shenjtor i Kishës Katolike. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Gaspër Suma
Fotoporteti
Emri Gaspër
Mbiemri Suma
Lindur më 23 mars 1897
Lindur në Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më 14 prill 1950
Vdiq në Shkodër, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia Shqiptar
Shtetësia Shqiptare
Profesioni frat françeskan, famullitar

Biografia

Redakto

U lind në Shkodër i pagëzuar me emrin Hilë, i biri i Gaspër Sumës dhe Drande Shirokës, më 23 mars 1897.[2]

Shkollën e mesme e kreu tek françeskanët, kurse teologjinë në Insbruk në Austri. U shugurua meshtar më 31 korrik 1921 dhe shërbyu gjithmonë në zonat më të vështira malore: Theth, Brigje të Hotit dhe Gomsiqe.

U arrestua dhe vdiq në burgun e Shkodrës më 14 prill 1950. Eshtrat e tij pushojnë në Kishës Françeskane të Shkodrës.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Flocchini, Emilia (5 nëntor 2016). "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)" (në italisht). Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.
  2. ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 123–124. ISBN 99927-789-1-1.
  3. ^ "Martirët: Gaspër Suma". kishakatolikeshkoder.com. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2012.