Ky artikull merret me Komunën e Drenasit. Për qytetin e Drenasit shiko në faqen përkatëse.

Pozita e komunës së Drenasit në hartën e kosovës

Komuna e Drenasit është një komunë në Kosovë e cila ndodhet në Rajonin e Prishtinës. Selia administrative e komunës është në qytetin e Drenasit.

Gjeografia Redakto

Komuna e Drenasit ndodhet në qendër të Kosovës. Kufizohet me komunën e Skënderajit në veri, Malishevën dhe Lipjanin në jug, dhe Fushë Kosovën dhe Komunën e Kastriotit në lindje. Ka gjithsej 37 fshatra në komunë. Zona ka një sipërfaqe prej 290 km². Së bashku me komunat e Prishtinës, Podujevës, Graçanica, Lipjan, Kastriotit, Artanën dhe Fushë Kosovën formon Rajonin e Prishtinës.

Popullsia Redakto

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna kishte 58.531 banorë, nga të cilët 58.445 ishin shqiptarë, 14 boshnjakë, pesë turq, dy serbë dhe dy egjiptianë të Ballkanit.

Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorët [1] 16177 17683 21125 28188 39141 53618 58531

Vendbanime Redakto

Komuna e Drenasit ka gjithsej 38 vendbanimev.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Tim Bespyatov. "Kosovo censuses". Population statistics of Eastern Europe (në anglisht). Marrë më 2017-10-30.



 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj