Komuna e Hanit të Elezit
Ky artikull merret me Komunën e Hanit të Elezit. Për qytetin e Hanit të Elezit shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Hanit të Elezit është një komunë në Kosovë. Ndodhet në Rajonin e Ferizajt. Selia administrative e komunës është qyteti i Hanit të Elezit.
Gjeografia
RedaktoKomuna e Hanit të Elezit ndodhet në juglindje të Kosovës. Në veri, komuna kufizohet me komunën e Kaçanikut dhe në jug me vendin fqinj të Maqedonisë Veriore. Ka gjithsej 10 fshatra në këtë komunë. [1] Zona e komunës ka një sipërfaqe prej 82.9 km². Së bashku me komunat e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes dhe Shtërpcës, formon Rajonin e Ferizajt.
Popullsia
RedaktoRegjistrimi i vitit 2011 tregoi një popullsi prej 9403 për komunën e Hanit të Elezit, nga të cilët 9357 (99.51%) ishin shqiptarë, 42 boshnjakë.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 3321 | 3722 | 4001 | 4693 | 6044 | 7029 | 9403 |
Vendbanime
RedaktoKomuna e Hanit të Elezit ka gjithësej 11 vendbanime.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Tim Bespyatov. "Kosovo censuses". Population statistics of Eastern Europe (në anglisht). Marrë më 2017-10-09.
Dimca | Dromjaku | Goranca | Kriveniku | Neçaca | Paldenica | Pusteniku | Rezhanca | Seçishti | Vërtomica
Stema e shtetit |
|