42°22′31″N 20°33′40″E / 42.3752°N 20.5611°E / 42.3752; 20.5611

Vasilevë
Blerim
Fshat

Vasilevë është një vendbanim në komunën e Drenasit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Blerim.

Gjeografia Redakto

Gjendet në mes të Poklekut dhe Dobroshecit (nga kalon rruga hekurudhore Prishtinë-Pejë). Gjendet larg Drenasit 3.5 km, larg Poklekut 2.1 km, larg Dobroshecit 2.2 km. maja më e lartë quhet Gospojë dhe bën pjesë në malet e ulta të Drenicës. Relievi i saj është i pjerrët. Përmes fshatit kalon kanali i Sitnicës. Afër dy km larg fshatit gjendet moçali i formuar nga një burim. Afër moçalit gjenden mbeturinat e qymyrit të sjellura nga Termocentrali i Kastriotit.

Lagjet e këtij fshati janë Qorrë, Hazirët, Bresillanët, Rubovcët, Malokë etj.

Afërsia me aeroportet Redakto

Aeroporti më i afërt është ai i Prishtinës, gjendet 10.4 km në jug lindje të Vasilevës. Pastaj aeroporti më i afërt është ai i Shkupit-93.4 km në jug-lindje, INI - i Nishit 108.4 km veri-lindje, TGD -i Podgoricës 141.7 km në perëndim, OHD -i Ohrit 162.0 km në jug.

Demografia Redakto

Popullsia i takon kryesisht fisit Berishë, por ka edhe të ardhur: Bresillanë, Rubovc, të cilët kanë emigruar nga qytetit i Nishit.

Lidhje të jashtme Redakto