Besiana
Koordinatat: 42°33′V 21°07′L / 42.55°V 21.12°L
Besiana (ose shqip Besianë, e njohur edhe Podujeva/ë) është qytet i vjetër i Krahinës së Llapit, qendër administrative e Komunës së Podujevës. Shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, ne fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje. Podujeva dikur qytezë e vjetër e Krahinës së Llapit, në ditët e lirisë po shndërrohet në një qytet të bukur e qendër me rëndësi ekonomike, arsimore, tregtare, turistike, politike, kulturore, sportive, joshëse për llapjanët, kosovarët e të huajt.
Besiana | |
---|---|
![]() | |
Shteti | ![]() |
Qarku | Prishtinë |
Kryetari i Bashkisë | Nexhmi Rudari Në detyrë |
Partia | LDK |
Sipërfaqja | 632.97 km2 |
Popullsia | 88.499 banorë |
Dendësia | 139,0 banorë/km2 |
Kodi Postal | 11000 |
Prefiksi | 00381 38 |
Faqja Zyrtare KK Podujevë |
Histori dhe Ekonomi
Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik Podujeva e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona.
Dëmet që ka pësuar komuna e Podujevës në luftën e fundit kapin shumën prej rreth 350 milionë €. Në periudhën e pasluftës, qoftë me ndihmën e donatorëve, por më tepër me financim vetanak, ka filluar veprimtaria ekonomike dhe, sipas evidencës, janë të regjistruara 2.251 biznese, kryesisht në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve.
Lufta
Treva e LLapit gjatë shekujve ka dhënë shumë bijë e bija për lirinë e Trevave Shqiptare duke u bë Djep i Shqiptarizmit, shembull qëndrese e patriotizmi për çdo pëllëmbë të Tokës Shqiptare. Në ZOLL beteja e parë është zhvilluar më 15 shtator 1998 në fshatin Dobratin, ishte njëherit edhe lufta e parë e luajve e luaneshave të UÇK në krahinën e Llapit kundër forcave të mëdha serbe. Heroizmi e triumfi i luftëtarëve të lirisë do të mbetet unik në histori. Në atë kohë në këtë fshat ishte komanda e baza e veprimtarisë së UÇK. Hero të Kombit, Dëshmor të Kombit e Luftëtar heroik nga treva e Llapit gjatë historisë :
Gjeografi
Komuna e Podujevës shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Qyteti i Podujevës shtrihet në të dy anët e lumit Llap. Komuna e Podujevës përbëhet nga 78 fshatra, duke përfshirë edhe qytetin e Podujevës. Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Kufizohet me pesë komuna të tjera. Komuna ka një pozitë me të vërtetë strategjike dhe ka lidhje të rëndësishme transporti : autostradën dhe hekurudhën rajonale. Aeroporti është vetëm 40 km larg nga komuna, ndërsa në komunë është liqeni më i madh në Kosovë, Liqeni i Batllavës. Komuna e Podujevës ka sipërfaqe prej 633 km2 me mbi 85 mijë banorë. Shumica e banorëve i takojnë moshës së re nën 25 vjeçare. Shumica e popullsisë janë shqiptar.
Kufiri
Në territorin e Komunës e Podujevës gjendet pika kufitare Mërdarë. Përndryshe gjithë pjesa veriore dhe lindore e komunës shtrihet buzë zonës kufitare me Serbinë.
Demografia
Përbërja etnike | |||||||||||||
Viti/Etnia | Shqiptar | % | Serb | % | Ashkali/Romë | % | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1991 regj.(1) | 89,290 | 98.1 | 1,521 | 1.3 | 223 | 0.2 | 91,011 | ||||||
Januar 1999 | 120,000* | 98 | 1,600 * | 1 | 1,200* | 1 | 122,000* | ||||||
2005 | 130,200* | 99.1 | 27 | 1,067 | 0.8 | 131,300* | |||||||
2012 | 147,290* | 99.3 | 0,0 | 1,021 | 0.7 | 148,357* | |||||||
*.Përafërsisht (1) 1999 census data, Municipality. It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable. Ref: OSCE (PDF/HTML) |
Kultura
Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Podujevës ka pasur 14 biblioteka publike me 143.067 libra, derisa 13 nga degët e saj në vend kanë pasur 100.655 libra, por zhjarri i "dorës së zezë" serbe gjatë kësaj kohe dhe luftës ka djegur 10 biblioteka të kësaj komune, duke përfshirë edhe bibliotekën qendrore me 124.9777 libra. Së këndejmi, komuna e Podujevës sot (tetor 1999) ka vetëm tre degë (shumë të dëmtuara) me 18.090 libra.
Llapjanet kane treguar gjithmonë një interes te madh për kontribuar në art dhe kulture. Në teatrin e qytetit kanë dale shune here edhe shfaqje e drama, qe janë pelqyar nga e tere Kosova. Shume artist, këngëtar dhe figura Politike kane origjine nga Llapi.
Sipas Drejtorisë për Arsim, komuna e Podujevës aktualisht ka 43 shkolla, nga të cilat 30 fillore, 3 të mesme dhe 1 parashkollor. Numri i mësuesve është 1,087, kurse nr. i nxënësve është 20.528. Numri mesatar i nxënësve për 1-msues është 19. Numri i personave me shkollë të lart dhe fakultet është 2587, në shkollim të mesëm 6.934 me shkollë fillore 828.
Politikë
Komuna e Podujevës administrohet nga LDK. Në këtë komunë është punuar shumë për lëvizjen e lirë të minoriteteve dhe janë krijuar shumë organizata te cilat ndihmojnë në ketë proces. Zgjedhjet lokale dhe nacionale kanë kaluar në përgjithësi pa probleme. Gjatë historisë Podujeva ka dhënë kontribut të madh politikës gjithëkombëtare në luftë për ruajtjen e territoreve shqiptare nga grabitësit sllav e për të bindur fuqitë politike botërore se shqiptarët janë të Zotët e vetes e të aftë të ndihmojnë përparimin e mirëqenien e civilizimit botëror.
Personalitete nga regjioni
Podujeva nga gjiri i sajë ka nxjerrë personalitete jo vetëm me ndikim lokal por edhe me ndikim të përgjithshëm kombëtarë e ndërkombëtarë si
- Zahir Pajaziti - hero
- Fadil Vokrri - futbollist
- Fatmir Sejdiu - politikan
- Adem Demaçi - Mandela i Ballkanit
Media
Sport
Podujeva ka një traditë të vjetër sportive. Në vitet e para të shekullit të kaluar ishte traditë gara sportive me kuaj të cilën e organizonte Familja Fusha, në të cilën merrnin pjesë ngarës sportiv nga trevat shqiptare. Më vonë në vitet e tredhjeta të shekullit të kaluar shkëlqen me mjeshtrinë e tij Jahja FUSHA në futboll, not, skijim e shah e gjatë studimeve në Shkup edhe në tenis. Gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dallohet në atletikë e hendboll Xhafer SALIHU i shkëlqyeshëm.
Gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar Fadil VOKRRI bëhet i famshëm në futboll. Sportist të shumtë të merituar të Podujevës shkëlqyen në klubet llapjane, kosovare e ndërkombëtare.
Podujeva njihet ne futboll edhe dy ekipe te sukseshme qe jane KF Llapi dhe KF Hysi
Muzikë
Podujeva ka një traditë muzikore shekuj më radhë. Në historinë më të re kanë dalur shumë këngëtar dhe aktor të njohur në trevat shqiptare. Si familje të njohura në muzikë para një shekulli : familja e Met Podjevës, familja Fusha etj.
Më shumë Muziciente gjëni në artikullin : Personalitete nga komuna e Podujevës.
Të tjera
- Telekomunikimi zhvillohet me PTK.
- Transporti nëpërmjet rrugëve magjistrale.
- Ushtria. Momentalisht zëvendësohet nga TMK.
- Pushime bëhen më se shumti në Liqenin e Batllavës dhe ne vendet malore, apo edhe ne Rrafshë të Llapit.
Shiko dhe këtë
- Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1198_en.pdf
- Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: podujeva.pdf
- Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
- Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
- KK Podujevë
- Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
- Profile of Podujevë .pdf
- OSCE Profile of Podujevë .html
- Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Podujeva - sharri.net
- Organizata Internacionale e emigrimit
- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
Stema e shtetit |
|
Bajçina | Balloci | Baraina | Batllava | Bellopoja | Bërveniku | Bllata | Bradashi | Braina | Breca | Burica | Dobërdoli | Dobratini | Dumnica e Epërme | Dumnica e Poshtme | Dumoshi | Dvorishti | Dyzi | Gërdoci | Gllamniku | Godishnjaku | Halabaku | Hërtica | Kaçybegu | Kalatica | Kërpimehu | Kunusheci | Kushevica | Letanca | Livadica | Lupçi i Epërm | Lupçi i Poshtëm | Lladoci | Llapashtica e Epërme | Llapashtica e Poshtme | Llausha | Lluga | Lluzhani | Majaca | Merdari | Metehia | Metergoci | Miroci | Muhazobi | Murgulla | Obrança | Orllani | Pakashtica e Epërme | Pakashticë e Poshtme | Penuha | Perani | Përpellaca | Pollata | Popova | Potoku | Rakinica | Reçica | Repa | Revuqi | Sallabaja | Sfeçla | Siboci i Epërm | Siboci i Poshtëm | Sllatina | Surdulli | Surkishi | Sylevica | Shajkoci | Shakovica | Shtedimi | Tërnava | Tërnavica | Turuçica | Velikareka | Zakuti | Zhitia