Linc

komunë në Austri
(Përcjellë nga Linz)


Linz është qyteti i tretë më i madh i Austrisë dhe kryeqytet i shtetit të Austrisë Sipërme (gjermanisht: Oberösterreich). Ai ndodhet në veri të Austrisë, rreth 30 km (19 mi) në jug të kufirit çek, në të dy anët e lumit Danub. Popullsia e qytetit është 189.367 banorë.

Linc
qytet
Pamje nga Linc
emblema
vendodhja
Administrimi
Shteti Austria e Sipërme, Austri
Rrethi 0732, 070
Statistika
Popullsia
-dendësia
212.538 banorë
2.103 banorë/km²
Sipërfaqja 90 km²
Prefiksi telefonik 803
Faqja zyrtare www.linz.at
Qeverisja
Kryetari i Bashkisë Franz Dobusch

Origjina

Redakto

Qyteti u themelua nga romakët, të cilët e quajtën atë Lentia. Për herë të parë emri Linz është regjistruar në vitin 799, pasi Bavarezet u zgjeruan në jug dhe Linz u bë një qendër e tregtisë.

Perandoria e Shenjtë Romake

Redakto

Linz ishte një qytet provincial dhe vendor i Perandorisë së Shenjtë Romake, dhe një pikë e rëndësishme tregtare që lidhte rrugët në të dyja anët e lumit Danub nga Lindja në Perëndim dhe Boheminë dhe Poloninë në veri me Ballkanin dhe Italinë në jug. Duke qenë qytet ku perandori Habsburg Friedrich III kaloi vitet e tij të fundit, ai ishte, për një periudhë të shkurtër kohe, qyteti më i rëndësishëm i perandorisë. Ai humbi statusin e tij ndaj Vjenës dhe Pragës pas vdekjes së perandorit në 1493.

Një banor i rëndësishëm i qytetit ishte Johannes Kepler, i cili kaloi disa vjet të jetës së tij duke dhënë mësimin e matematikës në qytet. Ai zbuloi, më 15 maj 1618, Ligjin e lëvizjes planetare. Universiteti lokal publik, quhet Universiteti Johannes Kepler pë nder të tij.

Një tjetër qytetar i famshëm ishte Anton Bruckner, i cili i kaloi vitet midis 1855 dhe 1868 duke punuar si një kompozitor lokal dhe organist kishe në qytet. Salla lokale e koncerteve "Brucknerhaus" dhe një universitet privat muzike dhe artesh janë emëruar për nder të tij.

Lufta Civile Austriake

Redakto

Linz ishte një vend kyç në Luftën Civile austriake. Më 12 shkurt 1934 policia arriti në Shif Hotel për të kërkuar për armë. Ky ishte një institucion i madh për partinë politike SDAPÖ dhe forcat e tyre paraushtarake të Schutzbund-it.

Pas Luftës së Dytë Botërore

Redakto

Pas luftës, Danubi lumi që kalon nëpër Linz, shërbeu si kufi midis trupave pushtuese ruse dhe amerikane. Ura Nibelungen mbi lumin Danub që çon në Hauptplatz (sheshi kryesor) ishte në atë kohë versioni Linz i pikës së kontrollit Çarli të Murit të Berlinit.