Xhamia e Llapit
Xhamia e Llapit në Prishtinë u ndërtua në vitin 1470 gjatë Perandorisë Osmane dhe është një ndër ndërtimet më të lashta në Prishtinë. Ajo gjendet në afërsi të qendrës së Prishtinës (Lagjja Tophane) në rr. Ilir Konushevci, magjistralen Podujevë-Prishtinë. Ajo përbëhet nga një parasallë dhe dhomën e faljes e cila është gjashtë metra e lartë.
Historia
RedaktoU ndërtua në vitin 1470. Në vitin 1999 ajo u shkatërrua nga forcat serbe dhe pas luftës iu bën mbi ndërtime dhe ndërtime përreth që shumë e pengon xhaminë. Emri i saj i vërtetë është Xhamia Ramadanije por për shkak se faleshin shumë banorë të fshatrave të Llapit andaj edhe mori emrin "Xhamia e Llapit".
Aktuale
RedaktoMe 10 korrik 2007, në zyret e Bashkësisë Islame të Kosovës, pronari dhe drejtuesi i Mabetex Group z. Behgjet Pacolli nënshkroi marrëveshjen për renovimin e Xhamisë së Llapit me udhëheqësin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve z. Baki Svirca.
إسلام | Ky artikull nga Feja Islame është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |