Gollaku (ose Gallapi, serbisht: Гољак Goljak), është trevë malore në veri dhe kryesisht lindje të Prishtinës, shtrihet mes lumit Batllava dhe Krivareka dhe shtrihet deri në Serbinë Jugore, duke përfshi edhe Medvegjen me rrethinë. Ajo përfshinë gjithashu fashtra të Komunës së Podujevës, Kamenices, Artanës (ish-Novo Bërdes] të Komunës së Graçanicës, disa fshatra të Komunës së Gjilanit dhe pjesen dërmuese të qytetit të Prishtinës. Popullsia e kësaj ane këtë trevë e quan edhe Malësia e Gallapit.

Muret e kalasë në Artanë
Memoriali përkujtimor i Zahir Pajazitit në sheshin Zahir Pajaziti në Qendër të Prishtinës

Gjeografia

Redakto

Malësia e Gollakut është një vend që shtrihet në lindje të Kosovës dhe është pak më shumë se 15% e territorit të vendit tonë. Gollaku si një krahinë në Kosovë i ka më shumë se 120 fshatra, kurse jashtë saj janë mbi 30 fshatra. Harta e Kosovës ka katër cepe. Në veri është Kopaoniku. Në perëndim janë Alpet Shqiptare. Në jug është Sharri. Në lindje është Gollaku. Kjo malësi shtrihet edhe në Serbi, jo vetëm në fshatrat shqiptare, por edhe më gjerë në fshatra që i përkasin komunës së Leskovcit dhe të Vranjës. Malësia e Gallapit është karakterizuar më herët me një jetë të qetë, idilike. Gallapi si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun, kurse në Serbi kufizohet në pjesën më të madhe me Prokuplën, Toplicën dhe Luginën e Preshevës. Përreth Gallapit janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Artana dhe Medvegja janë brenda kësaj malësie. Moszhvillimi ekonomik e sidomos mungesa e infrastrukturës ka bërë që shumë fshatra të braktisen nga banorët, dhe tani është krijuar një gjendje me disa katunde të zbrazura. Një numër i madh fshatrash kanë mbetur me dy a tri shtëpi. Zakonisht popullata e kësaj ane lëviz për në qytetin e Prishtinës, më përpara edhe në Dardanë dhe më pak në Gjilan. Lagje të tëra qytetesh janë me popullatë nga kjo trevë në Prishtinë (Vranjevci, Kolevica, Vreshat, Kolevica e Re, Matiçani, Sofalia, Lagjae Spitalit, Taslixhe I dhe Taslixhe II etj.) dhe po ashtu edhe në Dardanë familje të shumta tani kanë mërguar në shtetet perëndimore. Fshati më i madh i Kosovës është Marevci, dhe bën pjesë në këtë malësi. maja më e lartë mbidetare është në Koznicë me Malin e Madh me 1260 m.

Nëpër pjesën qendrore të kësaj treve kalon rruga magjistrale M-9 cila lidhë Prishtinën me trevën e Jabllanicës në Serbi (dikur e banuar krejtësisht me popullatë shqiptare), e cila tani pjesërisht është e banuar me shqiptarë,të cilët emigruan në drejtim të Kosovës, e sidomos në Prishtinë dhe në rrethinën e saj. Kjo trevë është agrare me degë kryesore pylltarinë dhe blegtorinë, e më pak lavërtarinë. Një pjesë e kësaj malësie graviton drejt Prishtinës, ndërsa pjesa tjetër, që e ka më afër Dardanën (Kamenicën), anon kah kjo qendër, ose kah fshatrat tjera të mëdha, bile edhe në drejtim të Gjilanit.

 
Pamje e fshatit Makoc, prapa kodrave gjendet Gërmia

Gërmia që është pjesa më e bukur e qytetit të Prishtinës dhe njihet si mushkëria e Prishtinës, tani park nacional, bie në rajonin e Malësisë së Gollakut, dhe me plot gojë thuhet se kryeqyteti i Kosovës Prishtina oborr të vetin e ka pikërisht këtë malësi. Drunjtë që priten nga këto anë shiten jo vetëm në Prishtinë e nëpër Kosovë, por edhe në Shqipëri, në Serbi dhe Maqedoni dhe po bën që malësia e Gollakut të shkatërrohet dhe degradohet në m mënyrë të vrazhd. Një ditë mund të ndodh që oborri i kryeqytetit të Kosovës të mbetet lakuriq. Pikërisht nga kjo malësi dikur në Prishtinë ka rrjedhur lumi Prishtevka nga Stallova dhe lumi tjetër Vellusha që rrjedh nga Gërmia, e që janë varrosur para shumë vitesh. Prishtina pa këtë pjesë të kësaj malësie sigurisht se do të ishte një qytet fantazmë, pasi ajri i pastër, freskia dhe shëndeti ambiental në Prishtinë vjen vetëm nga drejtimi i Malësisë së Gallapit.

Pjesa e krahinës të Gallapit në komunen të Dardanës përmban këto fshatra: Boscë, Bratilloc, Busavatë, Svircë, Dazhnicë, Desivojcë, Feriqevë, Gmicë, Gogolloc, Gragjenik, Gjyrishec, Hajnoc, Kostadinca, Kremenatë I, Kremenatë II, Krilevë, Lajçiq, Leshtar, Lisockë, Maroc, Meshinë, Poliçkë, Rahovicë, Ruboc, Strezoc, Shahiq, Tërstenë, Tugjec, Vaganesh, Velegllavë e Epërme, Velegllavë e Poshtme, Vriqec, Zajçec dhe Zajçec.[1]

Pjesa e krahinës të Gallapit në komunen të Artanës përmban këto fshatra: Bolec, Carec, Bushincë, Tirincë dhe Miganoc.[1]

Mungesa e qendrës komunale

Redakto

Në shpërndarjen dhe zbrazjen e malësisë ka ndikuar tej mase edhe mungesa e një qendre komunale urbane në këto anë. Po këtë fat e pati edhe ana e Karadakut dhe Rugova. Krahinat tjera të Kosovës në shumicën e rasteve kanë dy e më shumë qendra komunale. P.sh. Drenica (Gllogovcin dhe Skenderaj), Anamorava (Gjilani, Dardana, Vitia), Llapi (Podujevën), ana e Sharrit (Dragashin) etj. Malësia e Gollakut, përkatësisht fshatrat, bëjnë pjesë në këto komuna: Prishtinë, Gjilan, Dardanë, Artanë, Besianë, Bujanovc dhe Medvegjë. E vetmja qendër komunale plotësisht me sipërfaqe të Gollakut, dhe me shumicë shqiptare, është komuna rurale e Medvegjës, por që nuk ka arritur që të dalë jashtë fatit të trevës duke ia shtuar edhe fatkeqësinë politike[2].

Ekonomia

Redakto

Malësia e Gollakut ka potenciale për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë, si dhe të turizmit rural. Këtu ka pasur një traditë shumë të gjatë të rritjes dhe kultivimit të qengjave, deleve, edhave, dhive, viçave si dhe pemëve e perimeve të ndryshme. Para 20 vitesh këtu janë rritur mbi 70.000 qengja e që zakonisht i kanë blerë tregtarë nga pjesët tjera të Jugosllavisë dhe jashtë saj. Në vitet e kaluara kryesisht Rrafshi i Kosovës dhe Anamorava janë furnizuar me produktet ushqimore nga kjo trevë. Gjithë Gollakut është plotësisht një zonë shumë e pastër ekologjike.

Demografia

Redakto

Popullata e Gollakut është kryesisht shqiptarë autokton, megjithëse pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit rreth 10.000 “muhaxhirë” kanë gjetur strehë në këtë trevë të Kosovës. Ky numër i muhaxhirëve është shumë më i vogël sesa i atyre që kanë vdekur në Gallap si pasojë e mungesës së strehës dhe e dimrit të ashpër të 1877-78. Popullata serbe që banon në këto anë kryesisht është ngulitur vonë sidomos pas luftërave ballkanike, kurse numri i tyre është nën 10.000 veta të sjellë nga Kroacia dhe Bosna. Fshatrat me populate serbe janë në një gjendje shumë më të mirë ekonomike, infrastrukturale por edhe gjeografike, dhe ato mbesin kryesisht të populluara ashtu siç kanë qenë edhe para luftës së UÇK.

Shënime dhe referenca

Redakto
  1. ^ a b Sadiku, Sinan. "Shtrirja hapësinore e Gallapit në komunën e Dardanës dhe emërtimi i vendbanimeve". Zemra Shqiptare. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Mr. Femi Cakolli, ne: http://galabri.page.tl/Zona-q%EB-e-pret-ringjalljen.htm