Prokuplë dhe Urkup (serbisht: Прокупље/Prokuplje) është qytet dhe selia e komunës të Prokuplës, Serbi.

Prokuplë
Qytet
Emri i banorëveProkupali ose Prokuplan

Historia

Redakto

Gjatë luftës ruso-turke të vitit 1878, Serbia pushtoi Prokuplën nga Perandoria Osmane. Qyteti kishte një shumicë shqiptare që jetonin pranë me pakicat tjera. Këto shqiptarët dhe ata që jetojnë në fshatra rreth Prokuplës ishin pastruar etnikisht. Prokupla u zhvendos me serbët të cilët ende jetojnë atje sot. Prokupla me rrethinë ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kanë qenë shqiptarë, rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[1]

Më 1858, Prokupla kishte 500 shtëpi myslimane shqiptare, 300 shtëpi të krishtera, 10 shtëpi ebreite dhe 20 shtëpi rome, ndërsa më vitin 1877, qyteti kishte 629 shtëpi shqiptarë myslimanë dhe një pjesë e vogël çerkeze, 50 shtëpi turke dhe 36 shtëpi rome ndaj 325 familjeve serbe dhe 3 familjeve hebrenj.[2] Në Prokupla me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. [3]

Referime

Redakto
  1. ^ Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2013. Marrë më 6 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq

Lidhje të jashtme

Redakto