Liqeni i Batllavës
Liqeni i Batllavës është një liqe i cili ndodhet në territorin e komunës së Besianës, pranë fshatit Orllan.
Liqeni i Batllavës | |
---|---|
Vendi | Komuna e Podujevës, Kosovë |
Koordinatat | 42°49′33″N 21°18′25″E / 42.82583°N 21.30694°E |
Burime lumi | Lumi i Batllavës, Bërvenica |
Shtetet e pellgut | Kosova |
Vendbanimet | Orllani |
Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Në këtë liqe është një central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit). Uji më i mirë është nga mesi. Uji nga centrali, pastaj shkon në fabrikën që është në një mal aty afër. Aty uji futet për pastrim, klorifikim dhe pastaj shpërndahet nëpër dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë (Gjysma e Prishtinës furnizohet me të,) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë. Tjetri gyp shkon për në Podujevë që ka kapacitet prej 250 litra në sekondë. Në një vit ujësjellësi nga Liqeni nxjerr 34 milion tonë ujë. Batllava ka sipërfaqe 3.29 km². [1] [2] [3] [4]
Galeria
Redakto-
Një pjesë e Liqenit
-
Perëndimi i Diellit në Liqe
-
Peshkatari në Liqe
-
Një pjesë e Liqenit
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Batlavsko Jezero sa Geonames.org (cc-by); post updated 2015-02-15; database download sa 2015-05-23
- ^ "NASA Earth Observations: Land Cover Classification, NASA/MODIS" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2016. Marrë më 29 gusht 2017.
- ^ "NASA Earth Observations Data Set Index, NASA" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2020. Marrë më 29 gusht 2017.
- ^ NASA Earth Observations: Rainfall (1 month - TRMM), NASA/Tropical Rainfall Monitoring Mission[lidhje e vdekur]