Lloçan është një vendbanim në komunën e Deçan, Kosovë.

Lloqan
Fshat

Fshati Lloçan është një prej fshatrav më të vjeter te rajonit siç permendet në Kristobulen e Monastirit të Deçanit në vitin 1330. Po ashtu ne shenimet e Monastirit thuhet se zjarri per ndertimin e Monastirit u mur nga një shtëpi e ketij fshati e cilla ishtë shum dekate më e vjeter se vet Monastiri. Lloçani gjindet po ashtu në deftere të perandoris Osmane te vitit 1485 me një shumic ortodokse dhe pakic myslimane. Në gusht të vitin 1716, në nje dokument te gjetur ne Monastirin e Deçanit, banorët e ketij fshati janë te perzier ne myslimanë dhe krishterë. Edhe sot duhet studiuar origjinën e banorve ortodoks te ketij fshati, sipas gojedhenav, një pjes e tyre (Daniloviq, Lazaroviq) ishin fis Krasniqe te asimiluar dhe të sllavizuar ,kurse mahalla Buxhak, Ugrinaj te Krasniqes kan ruajtur gjuhen dhe traditen Shqiptare. Ne fshat janë disa familje Thaç siç janë ; Himaj, Shabanhaxhaj, Stojkaj, Tolaj, Cenaj të ardhur ne fshat ne Shekullin XVIII mbas ardhjes te vllazëris Vokshi. Në hyrje të fshatit gjejme familjen Kasumaj, te fisit Hotë dhe gjithashtu te ardhur nga Hoti i Malit të Zi që nga kohrat e lashta pas disa konflikteve. Duhet caktuar se fshati ishte i kolonizuar nga Crna Gori, dhe familja Popovič u soll në fshat, në pronen e familjes Himaj, dhe kja familje u shperngul nga Kosova pas Luftes 1998 - 1999 siç u shperngulen tjera familje ortodokse, disa me origjinën Shqiptare.

Në fshat gjindej shtepija e Branko Daniloviq (Brank Madanit) e ndertuar ne vitin 1700-1710.

Lidhje të jashtme

Redakto