Anton Quni është Ministër i Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK-së), poashtu dhe ish-Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 9 qershor 1967 në qytetin e Gjakovës. Anton Quni mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua nga 9 Prilli deri më 14 Qershor 1999. Ai udhëhoqi Brigadën e 138 "Agim Ramadani", menjëher pas rënies heroike të Komandantit Agim Ramadani.