Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së). Beteja u zhvillua në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës.

Beteja e Koshares
Pjesë e Luftës së Kosovës
Arianit Koshare IMG 0049.JPG
Baza Ushtarake Serbe "Karaulla" në Koshare, e shkatërruar gjatë Luftës së Kosovës
Data9 Prill – 10 Qershor 1999
Vendodhja
Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë Kufiri Kosovë – Shqipëri
Pasoja

Marrëveshja e Kumanovës

  • Fitore e UÇK-së
  • Tërheqja e Ushtrisë Jugosllave me humbje nga Kosharja
  • UÇK-ja e merr Bazën serbe në Koshare.
Palët pjesëmarrëse
  • Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Ushtria Çlirimtare e Kosovës
  • Flag of Albania.svg Ushtria e Shqipërisë
  • Flag of NATO.svg NATO
  • Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Ushtria Jugosllave
  • Flag of Russia.svg Mercenarët Rusë
  • Flag of Ukraine.svg Mercenarët Ukrainas
  • Flag of Greece.svg Mercenarët Grekë
  • Komandantët dhe udhëheqësit
    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Agim Ramadani
    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Sali Çeku
    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Anton Quni
    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Rrustem Berisha
    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Hisen Berisha
    Flag of NATO.svg Wesley Clark
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Nebojsha Pavkoviç
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Dragutin Dimçevski
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Vidoje Kovaçeviç
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Dushko Slivançanin
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Dragan Zhivanoviç
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Ljubinko Gjurkoviç
    Njesitë e përfshira

    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Grupi i tretë Operativ GO-3 (më vonë u riemërua në Brigada 138 "Agim Ramadani")

    Flag of Albania.svg Divizioni i Kukësit

    Flag of NATO.svg Legjionet Speciale të NATO-s

    Flag of the United States.svg Divizioni i 82-të Ajror
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Njësitë e Korpusit të Prishtinës
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Brigada 549 e Motorizuar
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Batalioni i 53-të Kufitar
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Brigada e 125-të e Motorizuar
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg Brigada e 63-të Parashutiste
    Fuqia ushtarake

    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg 136 luftëtarë (në fillim)
    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg 2,600 luftëtarë (në Maj)

    Flag of Albania.svg Artileri dhe Tanke nga Ushtria e Shqipërisë

    Flag of the United States.svg Avionë Amerikan
    B-52 dhe A-10

    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg 300 ushtarë (në fillim)
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg 4,000 ushtarë (në Maj)

    • 600 forca shtesë paramilitare Ruse dhe Serbe
    Viktimat dhe humbjet

    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg 114 të vrarë
    Coat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg 170 të plagosur

    • 3 vullnetarë të huaj nga Italia, Franca dhe Algjeria të vrarë në betejë

    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg 108 të vrarë
    Flag of Serbia and Montenegro (1992–2006).svg 350 të plagosur

    Flag of Russia.svg 1 mercenar rus i vrarë

    • 1 automjet ushtarak i shkatërruar
    • 3 tanke të shkatërruara

    Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit KosovëShqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës.

    Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

    Fillimi i BetejësRedakto

    9 – 13 Prill: Ofensiva e UÇK-sëRedakto

    Më 9 Prill të vitit 1999 në orën 05:00 të mëngjesit, 136 luftëtarë të UÇK-së e thyen kufirin dhe sulmuan batalionin e 53-të kufitar të Brigadës së Motorizuar Jugosllave 549, e cila përkrahej nga policia serbe, ushtarët serbë dhe mercenarët rusë.

    Ushtarët e UÇK-së sulmuan në 3 drejtime: Drejtimi i parë ishte drejt Rrasës së Koshares, Drejtimi i dytë ishte drejt Bazës Ushtarake Serbe "Karaulla" dhe Drejtimi i tretë ishte drejt Majës Gllava. Në atë kohë rreth 300 ushtarë serbë ishin vendosur në vijën e frontit. Luftimet e ashpra zgjatën 6 orë. Nga ana e UÇK-së ranë dëshmorë 4 luftëtarë dhe u plagos 1, kurse nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 23 ushtarë serbë. Më vonë UÇK-ja e mori Rrasën e Koshares dhe menjëherë filloi të përforcohet. Të nesërmen më 10 Prill, me mbështetje të artilerisë, UÇK-ja arriti që ta merr edhe Majën Gllava dhe filloi ta bombardojë Bazën ushtarake serbe të Koshares, gjë që i detyroi ushtarët serbë të largohen nga pozicionet e tyre dhe e braktisën bazën e tyre. Në orën 19:00 të mbrëmjes, ushtarët e UÇK-së arritën që të hynin në Bazën serbe dhe konfiskuan një sasi të armëve dhe uniformave ushtarake serbe, poashtu dhe rezerva ushqimore që i kishin lënë ushtarët serbë.

    Forcat Serbe u tërhoqën më pas drejt vijës së dytë të mbrojtjes mbi Bazën. Ato pozicione ishin shumë më të lehta për t'u mbrojtur. Të nesërmen, ushtarët rezervistë serbë mbërritën për të lehtësuar Ushtrinë e Parë. Një grup i ushtarëve të UÇK-së arritën që t'a ndërprejnë vijën e komunikimit jugosllav dhe e shkatërruan një automjet ushtarak jugosllav-transportues të blinduar. Gjatë natës, UÇK-ja e sulmoi Ushtrinë Jugosllave në Opijaz, duke u përpjekur të shkatërronte rezistencën e ushtarëve serbë, por me pak sukses. Atë natë ranë disa dëshmorë. Të nesërmen UÇK-ja përsëri i sulmoi pozicionet serbe, dhe arriti që ta thyejë rezistencën e vijës së dytë mbrojtëse të Ushtrisë Jugosllave, duke i shkaktuar humbje të mëdha në ushtarë. Ndërkohë Ushtria Jugosllave arriti që të sjellë Forcat e saj Speciale dhe gjithashtu disa copa artilerie.

    Më 13 Prill, pati përleshje mes Ushtrisë Shqiptare dhe Ushtrisë Jugosllave në kufirin pranë Krumës.

    14 Prill: Kundër-ofensiva Jugosllave ndaj Majës GllavaRedakto

    Artileria e Ushtrisë Shqiptare dhe e UÇK-së vazhdoi të granatonte pozicionet e Ushtrisë Jugosllave nga Maja Gllava dhe Rrasa e Koshares. Shtabi i Ushtrisë Jugosllave vendosi të nisë një sulm të papritur ndaj UÇK-së.

    Më 14 Prill, ushtarët serbë sulmuan Majën Gllava. Distanca midis dy llogoreve të armikut nuk ishte më e gjatë se 50 metra. Ushtria Jugosllave nuk arriti që t'a merrte Majën Gllava, dhe përsëri u detyrua të tërhiqet me humbje të mëdha. Fronti i Majës Gllava u stabilizua deri në fund të luftës, pa ndonjë ndryshim në vija.

    Gjatë muajit Prill 1999, nuk kishte ndonjë ndryshim në vijat e frontit në Rrasën e Koshares dhe të dyja palët pësuan humbje të mëdha. Shumë ushtarë serbë u vranë nga bombardimet e pandërprera të artilerisë së UÇK-së, dhe shumë luftëtarë të UÇK-së u vranë në përleshje të shumta me Forcat serbe.

    10 – 11 Maj: Ofensiva Jugosllave në Rrasën e KosharesRedakto

    Muaji Maj 1999, filloi me disa sulme të pasuksesshme të Ushtrisë Jugosllave në përpjekje për t'a marrë përsëri Bazën Serbe të Koshares. Sulmet e saj u bënë të pasuksesshme për shkak të zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë shqiptare që synonte pozicionet e tyre. Më 6 Maj, Ushtria Jugosllave kundërsulmoi në Rrasën e Koshares, në një përpjekje për të ndaluar bombardimet e artilerisë shqiptare. Pasoi një përleshje e përgjakshme, por Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta merrte as Rrasën e Koshares. Më 10 Maj, Ushtria Jugosllave dërgoi dy tanke të modelit T-55 për të ndihmuar në stabilizimin e ofensivës në Rrasën e Koshares. Kur tanket depërtuan në linjat e UÇK-së, ata përparuan mbi 100 metra në territorin e kontrolluar nga luftëtarët e UÇK-së, por UÇK-ja përsëri arriti që t'a mbante kontrollin e Rrasës së Koshares, falë heroizmit dhe trimërisë së luftëtarëve shqiptarë. Gjatë natës së 10 dhe 11 Majit, avionët e NATO-s hodhën dhjetëra bomba mbi trupat serbe të cilët kishin sulmuar pozicionet e UÇK-së rreth Rrasës së Koshares. Në këto sulme, NATO vrau 16 ushtarë serbë dhe një oficer dhe i plagosi mbi 40 të tjerë. UÇK-ja e shfrytëzoi rastin për të sulmuar ushtarët serbë në pozicionet e tyre dhe i detyroi ata të ktheheshin mbrapa.

    Maj: Përleshjet përreth fshatit MërcajRedakto

    Gjatë mesit të muajit Maj, shumë luftime të përgjakshme u zhvilluan në fshatin Mërcaj, të cilat u morën përfundimisht nga Ushtria Jugosllave. Nga ana e UÇK-së pati shumë dëshmorë, por humbjet nga ana e Ushtrisë Jugosllave ishin edhe më të mëdha.

    19 Maj: Sulmi i UÇK-së afër JunikutRedakto

    Më 19 Maj, UÇK-ja e sulmoi pozicionin e Forcave Speciale Serbe afër Junikut. Në këtë sulm UÇK-ja i vrau 14 oficerë serbë pas luftimeve të ashpra, ndërsa ata nuk pësuan asnjë humbje. Një nga të vrarët ishte mercenari rus Vitalih Bulakh Gleboviç. Dokumentet e marra nga trupi i Gleboviçit treguan se ai ishte një oficer i Ushtrisë Ruse, ndërsa Moska konfirmoi se ekzistonte një oficer me të njëjtin emër i cili ishte shkarkuar nga Ushtria Ruse për kushtet mjekësore me emrin që UÇK-ja kishte dhënë. UÇK-ja e paraqiti këtë si provë të përfshirjes së rusëve në Luftën e Kosovës dhe i dërgoi një letër të fortë proteste ambasadës ruse në Tiranë, duke i kërkuar 5,000 armë zjarri me municion si shpërblim për kthimin e trupit të Gleboviçit.

    21 Maj: Zjarri miqësor i NATO-s ndaj Karakollit të KosharesRedakto

    Më 21 Maj, avionët e NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së, duke vrarë 7 luftëtarë. Kjo ishte tronditja më e madhe për UÇK-në nga gabimi i Aleatit të saj. Gjenerali i NATO-s Wesley Clark kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se kishte ndodhur pa dashje. Gjatë muajit Maj, NATO zhvilloi operacione ajrore kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, disa prej të cilave përfshinin dëmtime kolaterale - vdekje të civilëve.

    RëndësiaRedakto

    Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Federale Jugosllave. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria Jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët rusë e serbë. Veteranët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

    PasojatRedakto

     
    Luftëtarët e UÇK-së që presin t'i dorëzojnë armët e tyre tek Marinsat Amerikanë, 30 Qershor 1999.

    Duke siguruar Postën Kufitare në Koshare, UÇK-ja nuk shpërtheu kurrë nga kjo urë e vogël dhe në fund të fundit ishte e suksesshme në sigurimin e një korridori nga Shqipëria përmes kësaj rruge. Më 26 Maj 1999, shpërtheu Beteja e Pashtrikut ku edhe aty UÇK-ja ishte e suksesshme në pushtimin e Malit të Pashtrikut dhe fshatrave që gjenden përreth tij.

    Lufta e Kosovës zgjati deri më 10 Qershor 1999. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua dhe Ushtria Jugosllave, Paramilitarët serbë dhe Forcat e Policisë u larguan nga Kosova me humbje të mëdha. KFOR-i hyri në Kosovë si forcë paqeruajtëse. UÇK-ja sipas kushteve të Traktatit të Kumanovës, u çarmatos dhe u shpërbë, megjithatë shumë nga luftëtarët e saj u larguan nga Kosova dhe u bashkuan me forcat shqiptare në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

    TrashëgimiRedakto

    Në vitin 2005, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj u dekoruan si Heronjtë e Kosovës nga Presidenti Ibrahim Rugova në 6 vjetorin e Betejës së Koshares.

    Një film artistik serb për Betejën e Koshares është vendosur për xhirime në fund të Qershorit të vitit 2020, nga ana e autoriteteve të Serbisë, dhe pritet të lëshohet për shikim në vitin 2023.

    HumbjetRedakto

    Beteja e Koshares zgjati 67 ditë, e cila mori shumë jetë nga të dyja palët, të UÇK-së dhe Ushtrisë Jugosllave. Nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë shqiptarë, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 108 ushtarë serbë, në mesin e të cilëve u vra edhe mercenari Rus Vitalih Bulakh Gleboviç, por përveç këtij besohet se ka edhe më tepër Rusë të vrarë.

    Në mesin e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare, u vranë edhe 2 ushtarë të NATO-s, Francezi Arnold Pierre dhe Italiani Françesko Giuzeppe, poashtu u vra edhe ushtari nga Algjeria Muhamed Murad Ali.

    Nga humbjet e Ushtrisë Jugosllave në Koshare, u konstatua se 92 ushtarë serbë u vranë nga UÇK-ja dhe 16 të tjerë u vranë nga bombardimet e NATO-s, dhe kjo shifër doli se humbjet e Ushtrisë Jugosllave janë me 108 të vrarë. Ushtrisë Jugosllave iu shkatërruan edhe 3 tanke serbe dhe 1 automjet ushtarak. Këtë konstatim e ka vërtetuar edhe Serbia, në dokumentarin serb ku pasqyrohet Beteja e Koshares, i cili u shfaq më 9 Prill të vitit 2019 në Radio Televizionin e Serbisë "RTS1", ku protagonistët serbë që kanë shërbyer në Ushtrinë Jugosllave kanë treguar për tmerrin dhe humbjet që ua shkaktoi UÇK-ja, si dhe e kanë pranuar disfatën e Betejës së Koshares.

    LiteraturaRedakto

    ReferimeRedakto

    1. di Giovanni, Janina (2012) Çmenduri e dukshme; Një Kujtim i Luftës . A&C Black, fq. 22

    2. Tronditje e UÇK-së në gabimin e NATO-s The Guardian , 24 maj 1999

    3. Çetta, Muhamet (2003). Me UÇK-në në Koshare: nga vija e parë të frontit dhe nëpër Kosovën e pasluftës: 3 (në shqip). Prishtinë: Faik Konica. f. Backcover. Beteja e Kosharës ishte pjesë e mbledhjes së luftës së përgjithshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë dhe zhvillim nga ushtarët e GO-3 (më vonë Brigada 138 "Agim Ramadani" e UÇK-së) për të bërë mirë nga eprorët e tyre profesional dhe kombëtar: Agim Ramadani, Sali Çeku, Rrustem Berisha dhe Anton Quni

    4. Musa Gjakova (9 Prill 2017). "Rrëfimi për Kosharen" . Telegrafi.com (në shqip) . Marrë më 23 maj 2018 . Brigada 138 në krye me komandantin Agim Ramadani ka arritur ta bëjë ti kufirin me vetëm 136 ushtarë në një njësi të vetes.

    5. PLANI HAPATSINOR Zona e Mbrojtur me Interes të Veçantë "Beteja e Koshares"

    6. "Pesëmbëdhjetë vjet nga Beteja e Koshares" . Telegrafi. 9 Prill 2014

    7. "Një Kronologji e Kosovës - Lufta në Evropë - FRONTLINE - PBS" .

    8. Tronditje e UÇK-së në gabimin e NATO-s

    9. Kryeministri Mustafa: Bitka kod Kokaare simbol jedinstva i uzvišene žrtve za oslobođenje Kosova E 'morto Giuseppe Bider, papà di Francesco il battletente UCK ucciso në Kosovë.

    Bahri Muharrem Gashi (2006). Kosharja altari i lirisë: dimensionet e luftës së Koshares dhe format e saj. Shtepia Botuese "Faik Konica". ISBN 9951061494. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

    Smiljanić, Spasoje (2009). Agresija NATO: ratno vazduhoplovstvo i protivvazdušna odbrana u odbrani otadžbine. ISBN 978-86-912285-0-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

    Nardulli, Bruce; Perry, Walter L.; Pirnie, Bruce R.; Gordin, John IV; McGinn, John G. (2002). Disjointed War: Military Operations in Kosovo, 1999. Rand Corporation. ISBN 978-0-8330-3231-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

    Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo. Cambridge Scholars Publishing. 2015. ISBN 978-1-4438-7668-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

    Hockenos, Paul (2003). Homeland Calling: Exile Patriotism & the Balkan Wars. Cornell University Press. ISBN 0-8014-4158-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

    Linqe të JashtmeRedakto