Ejup Maqedonci
Ejup Maqedonci (i lindur më 9 Maj 1977) është një oficer karriere dhe kolonel shqiptar i Kosovës, i cili shërben si Ministër i Mbrojtjes së Kosovës që nga data 8 Gusht 2023.
Ejup Maqedonci | |
---|---|
Ministër i Mbrojtjes së Kosovës | |
Titullar | |
Në detyrë 8 Gusht 2023 | |
Presidenti | Vjosa Osmani |
Kryeministri | Albin Kurti |
Paraprirë nga | Armend Mehaj |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 9 Maj 1977 Prishtinë, ish–Jugosllavia, (sot Kosova) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Arsimimi |
|
Shërbimi ushtarak | |
Dega/shërbimi | |
Vite shërbimi | 1998–1999 1999–2009 2009–2023 |
Grada | Kolonel |
Beteja/luftra | Lufta e Kosovës (1998–1999) |
I lindur në Prishtinë, Kosovë, Ejup Maqedonci migroi në Zvicër në vitin 1996. Pas fillimit të Luftës së Kosovës në vitin 1998, Ejup Maqedonci shkoi në Shqipëri për stërvitje ushtarake dhe më pas u kthye në Kosovë dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Ka shërbyer në Brigadën 153 të Zonës Operative të Llapit.
Pas përfundimit të Luftës së Kosovës, Ejup Maqedonci iu bashkua Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), ku drejtoi Batalionin e Kërkim-Shpëtimit deri në vitin 2009. Ai iu bashkua Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të sapoformuar në vitin 2009. Nga viti 2014 deri në vitin 2019 ka udhëhequr Brigadën e Reagimit të Shpejtë të FSK-së. Në vitin 2019 u emërua shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Më 10 korrik 2023, Ejup Maqedonci doli në pension nga FSK-ja dhe u emërua Ministër i Mbrojtjes më 8 gusht të po këtij viti.
Ejup Maqedonci ka kryer stërvitjen ushtarake në Shqipëri, Britani të Madhe, Gjermani, Japoni dhe SHBA. Ai ka një diplomë master në Artet dhe Shkencën Ushtarake nga Komanda e Ushtrisë Amerikane dhe Kolegji i Shtabit të Përgjithshëm, dhe një Master i Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane.
Ejup Maqedonci është qytetar nderi i Leavenworth. Ai është i martuar dhe ka tre vajza.