Ministria e Mbrojtjes e Kosovës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është një nga ministritë e Kosovës e cila merret me menagjimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, aseteve dhe misioneve të saj jashtë vendit.[1] Ministria e ka selinë në Prishtinë, me Ejup Maqedoncin si ministër i mbrojtjes në detyrë në kabinetin e dytë të Albin Kurtit.
Historia
RedaktoForca e armatosur e Kosovës është Forca e Sigurisë së Kosovës. Presidenti mban titullin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë. Shtetasit mbi moshën 18 vjeçare kanë të drejtë të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Anëtarët e forcës mbrohen nga diskriminimi në bazë të gjinisë ose përkatësisë etnike. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) e udhëhequr nga Forca e Kosovës (KFOR) dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në vitin 2008, filluan përgatitjet për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin 2014, ish-kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se Qeveria Kombëtare kishte vendosur që në vitin 2019 të themelojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe ta transformojë zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, një ushtri e cila do t'i plotësonte të gjitha standardet e anëtarëve të NATO-s, pra synimi për t'iu bashkuar aleancës në të ardhmen. Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ndryshoi me ligj[2][3] mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e shndërroi atë në ushtri.[2][4] Ajo gjithashtu krijoi këtë Ministri të Mbrojtjes.
Lista e ministrave
RedaktoPortreti | Ministri | Mandati i detyrës | Kabineti | Partia | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Prej | Deri | Periudha | ||||||
1 | Fehmi Mujota | 4 gusht 2008 | 22 shkurt 2011 | 2 vjet, 202 ditë | Thaçi III | PDK | ||
2 | Agim Çeku | 22 shkurt 2011 | 9 dhjetor 2014 | 3 vjet, 290 ditë | PSD | |||
3 | Haki Demolli | 9 dhjetor 2014 | 9 shtator 2017 | 2 vjet, 274 ditë | Mustafa | LDK | ||
4 | Rrustem Berisha | 9 shtator 2017 | 3 shkurt 2020 | 2 vjet, 147 ditë | Haradinaj II | AAK | ||
5 | Anton Quni | 3 shkurt 2020 | 22 mars 2021 | 1 vit, 47 ditë | Kurti | LDK | ||
6 | Armend Mehaj | 22 mars 2021 | 8 gusht 2023 | 2 vjet, 139 ditë | Kurti II | VV | ||
7 | Ejup Maqedonci | 8 gusht 2023[5] | Në detyrë | 1 vit, 7 ditë | I pavarur |
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Ministria e Mbrojtjes e Kosovës - Uebfaqja Zyrtare
Referime
Redakto- ^ "Ministria e Mbrojtjes e Kosovës". mod.rks-gov.net. Marrë më 2023-03-06.
- ^ a b "LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS". gzk.rks-gov.net. Marrë më 2023-03-06.
- ^ "Votohen të gjitha ligjet për FSK-në". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2023-03-06.
- ^ Konushevci, Arton (2018-12-30). "Rrugëtim 10-vjeçar për Ushtrinë e Kosovës". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2023-03-06.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaAMEM