Kufiri i borës
Kufiri i borës është lartësia mbi të cilën bora asnjëherë nuk arrin të shkrihet. Nga ekuatori kah polet kufiri i borës gjithnjë është në lartësi më të vogla absolute në krahasim me vitet e kaluar (në Andet e Bolivisë 5300- 5500 m, Kaukaz dhe Alpe rreth 2900 m, në Alaskën jugore 600 m lartësi). Është konstatuar se në 100 vitet e fundit kufiri i borës shkallë shkallë është ngritur në lartësi më të mëdha.
Kufiri i borës në vise të ndryshme
Vendi | Lartësia |
---|---|
Spicberg | 500 m |
Toka e zjarrtë | 500 m |
Grenlandë | 1000 m |
Norvegji | 1500 m |
Alpe | 2900 m |
Akonkagua | 3700 m |
Kaukaz | 3900 m |
Peru | 4500 m |
Himalaje | 5000 m |
Kilimanxharo | 5200 m |
Bolivi | 5500 m[1] |
- ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike, botimet shkollore Albas Tiranë-Tetovë-Prishtinë viti 2006, ISBN : 9989-108-37-4.