Borshi i Vjetër
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Borshi i Vjetër është fshat në jugperëndim të Shqipërisë dhe kufizohet me Corrajn, Fterren, Borshin. Nga pjesa e vjetër e fshatit ndodhen vetëm rrënojat.
Gjeografia
RedaktoBorshi i vjetër ai që u dogj nga grekët ne vitin 1914 ndodhet pak më lart se ky i riu mbas kalasë së Sopotit dhe është konsideruar në histori si porta detare e Kurveleshit dhe e Labërisë.
Historia
RedaktoSipas Plinit mendohet të jetë quajtur Menadria.
Në nekropolin e qytetit antik Meandrenë, Borshi i sotëm i Bregdetit kaon, është gjetur një varr monumental,që përket periudhës së shek. III p. l. K.. Mbi mozaikun e thjeshtë e shumëngjyrësh të dyshemesë u gjetën dy gjethe ulliri prej floriri.[1] Një vendbanim i lashtë është gjetur edhe në vendin e quajtur Musga.
Megjithëse Borshi, si vendbanim nuk figuron në hartat e lashtësisë, emri ngjanë me origjinë ilire-pellazge dhe ka kuptimin e fjalës kreshtë. Dëshmi për ketë është një fshat në krahinën Moravska Trebova të Çekisë me emerin Borsh plus mbaresën sllave "ov" => Borsh-ov. Ne Çeki takohen toponime pellazgjike si Beskide zberthehet Bieshk + ide(mbrapashtese latine) => Bjeshknaja. Kuptimin kreshtë të kësaj fjale e kanë ditur administratorët pushtues sllav që e kanë perkthyer me përafërsi ne "Sopot" => sop = gunge; pot (prapashtesë) = naj => gungnajë - kreshtnajë. Dihet se si sllavet pushtues ndruan emerat e vendbamimeve. Keshtu emerin e fshatit Çoraj ish Vakaj (qe e ka pas kuptimin i muget Sllavet e paten perkthyer me afersi si dicka e erret Çorny => Çornaj, sot Çoraj). Ne dokumentat e lashta ne truallin e Borshit flitet per nje qytet te fortifikuar të lashtë me emerin "Omla" i lokalizuar ne rafshin perball Keshtjelles,që sot quhet "Omlo". {Artikull ne nje numur te revistes Etnografia Shqiptare botim para ose viti 1973] Emerat e kryefamiljareve te fshatit Bosh ne Regjistrimin i pare të administratës Otomane figurojne të gjithë katolik.{Ma ka dhen fleten me emerat nxjerre nga arkivi Agim Gjoleka, Jurist]. Kjo konfirmon influencën e Venetikut katolik ne zonën bregdetare Adriatiko-Jonike. Nuk eshte e vertete propaganda qe parardhesit, gjoja, të krishterët ortodoks të bregdetit u debuan dhe u zëvëndsuan po me të krishterë katolikë prej pushtuesve otomanë.Pas pushtimit Otoman katoliket e Borshit ne mase u kthyen ne myslyman dhe pjeseerisht edhe ne ortodoks. Fakti qe Borshjotet kane qene katolike deshmohet nga emerate fiseve dhe pronave te fiseve si Gjok-Nikaj, Gjon-ukaj=> gjonUke (vend); Are-Care (Arat e Carajve) Guret e Preshe(Guret e Preçe => Preçajve), Sinan-Gjonaj, Markaj, Kormarkaj, Camaj, Lekaj, etj, etj. (e Fakte konkrete historike për këtë fshat nuk ka ende por një dokumentim i tërthorte flet për Ndoni Borshi i cili përmendet më 1478 në një dokument të seminarit ortodoks të Palermos në Sicili, si një arhond i jugut që kishte emigruar si pasoje e pushtimit të pronave të tij nga osmanet.[2]. Osmanet nuk i perzun te Krishteret, por si dhe katoliket i regjistronin dhe u mblidhnin taksat si cdo shtete ne bote. Fakt eshte qe asnje fshat ortodoks i bregdetit nuk figuron qe te jet shkretuar. perkundrazi shteti i krishter grek perzuri fshataret Shqiptar jo-ortodoks.
Fshati u braktis mbas shkatërrimit barbar që i beri ushtria bashibozuke greke në vitin 1914. Fshati mund të ketë pasur mbi 600 shtepi, asnje perdhese, sistemim urbanistik, shume dyqane si punishte artizanale dhe shitblerje, shkolle fillore dhe gjysem te mesme ne Turqisht dhe institucionin e kultit islamik. Trualli ku shtrihej Borshi i Vjeter eshte shkretuar, ndersa Borsh i Ri nuk u ndertua dot, Fshataret qe u perzune prej hordhive Greke ne shumice nuk u kthyen. Ata qe u kthyen i ndertuan shtepite e tyre, ne teresi perdhese ne parcelat apo prane parcelave te pronave te tyre shume te shperndara.
Duke mbritur, nga ana e Sarandes, ne Borshin e sotem me shtepi te shperndara, sapo kaperxen Qafen e Thanasit dhe del në Sheshin Melqinja, befas te shfaqet një pamje magjike me një det te pafund, Borshi i sotem i shperndar!
Kështjella e Sopotit
RedaktoNën kështjellën e Sopotit apo si quhet sot Kështjella e Borshit nen këmbët e malit të Picakut rrjedh Lumi i Borshit me shume gjarpërime duke dale nga fundi i malit dhe ndalon në deltën në buze të detit. .
Vija e bardhe bregdetare duket e pafundme, me kilometra te tera deri ku arrin syri. Lugina e Borshit me ullinjte dhe portokallet që i kane shpëtuar manisë shkatëruse te viteve të tranzicionit i shtojnë ngjyrën e gjelbër dekorit blu te detit dhe qiellit qe se bashku përbëjnë atë magji qe gllabëron shpirtin e njeriut. Male, fushe dhe det ! Si një oaz i pakrahasueshëm klimatik dhe njëkohësisht origjinal !
Kështjella e Sopotit është një nga objektet kulturore te Borshit qe gjendet ne majën e kodrës se quajtur Kala. Pozicioni i kodrës lejon lundrimin pa pengese te një pamjeje te pakufizuar dhe njëkohësisht kontrollin e kalimeve Sarande-Kuc-Vlore. Pozicioni e përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta ka favorizuar banimin e kësaj treve qe nga lashtësia. Kalja e famshme përmendet nga burimet bizantine dhe venedikase. Ajo përbën në fakt një pikëmburoje te epokës helenistike dhe bizantine ne një lartësi 250 m dhe distance nga deti rreth 3 km. Në pjesën perëndimore te kodrës së Kalasë, ne pjesën e brendshme që konsiderohet si vend-ndodhja e një qyteti antik, rruhen pjese te një muri rrethues prehistorik. Në pjesën e brendshme te themeleve u gjenden kocka qe datohen se i takojnë epokës se vone te bakrit. Sipas gërmimeve dhe studimeve arkeologjike gjetjet arkeologjike, kocka dhe ene qeramike i takojnë shekulli te IV-III para Krishtit. Arkeologu i njohur Jano Koçi, duke u bazuar tek autoret antike Plini dhe Straboni si dhe vendvendosjen e mure dhe rrënojave te një qendre te banuar ne një sipërfaqe rreth 50 hektarë dhe limin qe e gjarpëron atë (një shpjegim greqisht i fjalës meandria) ka hedhur hipotezën se pikërisht këtu ishte ngritur qyteti i vjetër grek i quajtur Meandria . Një vendbanim i lashte është gjetur gjithashtu ne vendin e quajtur Musga.
Pra në Borsh udhëtari do gjeje atë që kërkon : legjenda, histori, natye dhe vetmi për atë qe është i lodhur nga zonat e zhurmshme urbane dhe ka vendosur të harroje për pak kohe ekzistencën e pjesës tjetër të botës.
Literatura
RedaktoJano Koci-Giuide turistike-Arkelogji-histori-kulture, Tiranë 2006