Borshi

vendbanim
(Përcjellë nga Borsh)
This is the stable version, checked on 30 tetor 2021. 5 pending changes await review.

Borshi është një fshat i madh dhe i bukur, me histori të lashtë ne zonen e Bregut apo siç njihet riviera shqiptare, dhe bën pjesë në bashkinë e Himarës, rrethi Vlorë.

Borshi
Skeda:Xxxborsh.jpg
Popullsia
 • Gjithsej2.500

Borshi kufizohet në lindje nga Fterra dhe ka një popullsi mbi 2500 banorë. Fshati quhet ndyshe edhe perla e jugut.

Rruges_per_ne_Fterre

Popullsia

Redakto

Për popullsinë myslimane, ekziston xhamia e Sopotit ndërtuar nga Haxhi Bendo.

Historia

Redakto
 
Tabela e kalasë së Sopotit

Arkeologu i njohur Jano Koci, duke u bazuar tek autoret antike Plini dhe Straboni si dhe vendvensdosjen e mure dhe rrenojave te nje qendre te banuar ne nje siperfaqe rreth 50 hektare dhe limin qe e gjaperon ate (nje shpjegim greqisht i fjales meandria) ka hedhur hipotezen se pikerisht ketu ishte ngritur qyteti i vjeter grek i quajtur Meandria [1] Nje vendbanim i lashte eshte gjetur gjithashtu ne vendin e quajtur Musga.

Koha bizantine

Redakto

Historiani bizantin Kantakuzeni e radhit Himarën me Sopotin në anën e Andronikut të tretë gjatë luftrave me Andronikun e dytë.

Koha osmane

Redakto

Në kohen e Ali pashe tepelenes komandeën e ka Haxhi Bendo

Vitet 1913-1914

Redakto

Borshi u sulmua dhe u pushtua nga ushtarët grekë, më 1913. Kur luftimet morën shtrirje të gjerë, ato e përfshinë dhe Borshin.

Në mars të 1914, 300 ushtarë grekë nën komandën e majorit Griva, një ushtarak i etur për luftëra pushtuese, rrethoi fshatin Borsh dhe bëri çarmatimin. Borshiotët mbaheshin nën rrethim.

Grekët kalojnë në tortura burrat e fshatit. Nga goditjet e rënda me qytën e pushkëve, vdes i masakruar patrioti Muhamet Gapi. Trupin e këtij patrioti ushtarët pushtues për ta fshehur e hodhën në Lëngadhë, por borshiotët e nxorën andej dhe e varrosën atë me nderime.

Në prill të vitit 1914, një çetë me borshiotë e përbërë nga 10 luftëtarë të armatosur dalën në mal e qëndruan në gatishmëri për të vepruar.

Ditën e katërt të javës së fundit të prillit, pasdite, ndërsa fshatarët e Borshit i kishin mbledhur të sheshi i Bregut që quhet Yzeire dhe kërcënoheshin nga ushtarët pushtues, dëgjoheshin nga ana Fterës krisma pushke dhe thirrje “Prite, Sali Vranishtin !”

Kështu zuri fill lufta në këtë sektor, e cila përfundoi me largimin e ushtarëve pushtues grekë.

Populli për bombardimin nga flota greke me 1914 këndonte:

  • Ç'ka Hacemadhe që qa
  • qan për...
  • e rrih topie gjylia
  • asnjë brënda nuk ra

Ditët e majit çeta e Borshit dhe ajo e Sali Vranishtit godiste furnizimet që i dërgoheshin garnizonit grek në Himarë. Me urdhër të Mbretit Kostandin vjen në gjirin e Borshit një anije luftarake dhe godet me topa fshatin dhe kalanë e Borshit. Qëndresa e shqiptarëve vazhdon, goditjet mbi kalanë e Borshit dendësohen. Goditen pozitat nga toka dhe nga deti.

Kultura

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje te jashtme

Redakto
  • Borshi, mrekullia e harruar e Jonit, Top Channel me 26. prill 2011 , zuletzt abgerufen am 27. April 2011
  • Vaj Ulliri Borsh O & B Sh.p.k.,, zuletzt abgerufen am 27. April 2011
  1. ^ Jano Koci-Giuide turistike-Arkelogji-histori-kulture, Tirane 2006