Çeta e profetëve

libër

Çeta e Profetëve (lat."Cuneus Prophetarum") është vepër e Pjetër Bogdanit, e shkruar më 1675 dhe e botuar në PadovëItalisë në vitin 1685.[1]

VepraRedakto

U botua falë ndihmës së kardinalit Gregor Barbarigu (të cilit i kushtohet vepra). "Çeta e Profetëve" është vepra e parë origjinale në gjuhën shqipe (për shkak të censurës u desh të përkthehej edhe Italisht). Përmbajta e veprës së Pjetër Bogdanit është shumë e gjerë, aty shkrihen natyrshëm teologjia e filozofia krishtere, poetika, retorika, poezia dhe proza. Ai e botoi këtë vepër me ndihmen e kardinalit Barabdigu.

Struktura e veprësRedakto

Kjo vepër përbëhet nga dy vëllime:[2]

  • Vëllimi i parë:Çeta e profetëve, flet për krijimin e botës, jetën e profetëve dhe jetën e Sibilave.
  • Vëllimi i dytë: Mbi jetën e Jezu Krishtit, flet për jetën e Krishtit, të bëmat dhe vdekjen e tij.
  • Pjesa e parë është shkruar në trajten e një traktati filozofik e teologjik, me argumentime dhe citime nga autorë mesjetar dhe antikë.
  • Pjesa e dytë është shkruar në trajten e një traktati të tregimit në prozë.

Teksti është dhënë në dy shtylla, për çdo faqe, shqip dhe italisht.[2]

Botimet tjeraRedakto

Vepra ishte botuar edhe tri herë:

  • Pjesa e parë e saj si tekst i transliteruar u botua në vitin 1940 në Shkodër nga Mark Harapi,
  • Një pjesë e shkëputur nga vëllimi/pjesa e dytë ishte transkriptuar në vitin 1930 në Shkodër nga Ndre Mjeda,
  • Në vitet 1940-1941 revista Lajmëtari filloj botimin e kësaj vepre.

Kurse për vlerat e saj teorike dhe filozofike, Ibrahim Rugova në vitin 1982 në Prishtinë botoi monografinë Vepra e Bogdanit.

Poezitë e BogdanitRedakto

Mendimet e veta krijuese dhe qëllimin e veprës i tregon në kuotën e tij "Të primtë para letrarit". Ne i klasifikojmë poezit e Bogdanit në:

  • -Poezi të krijimit,
  • -Poezi të Sibilave,
  • -Poezi të kushtimit.

RëndësiaRedakto

"Çeta e profetëve" mund të quhet laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm e mjeshtëror të shqipes së vjetër. Për të shprehur koncepte të vështira filozofike e teologjike në gjuhën shqipe, Bogdanit iu desh punë e madhe për të njohur e shfrytëzuar mjetet e lashta të shqipes, arsenalin e saj bashkëkohor, pasurinë leksikore dhe vlerat potenciale të gjuhës popullore. Si rezultat në penën e Bogdanit shqipja ka fituar vlera të reja stili.[2]

ReferimeRedakto

  1. ^ Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). I.B.Taurus. ff. 27–30. ISBN 1-84511-031-5.
  2. ^ a b c Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ff. 700–701. ISBN 9992716223.