Çezme në Vllasali
Çezme në Vllasali është një monument i trashëgimisë kulturore në Vllasali, Artanë, Novobërdë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër . Në fshatin Vllasali ndodhetg një çezme e vjetër , e cila nuk mbahet mend se kur është ndërtuar. Dikur kishte vetëm një koritë dhe një sylynjar . Ndërsa , me gurë është punuar rreth 100 vite më përpara , por një rindërtim po me gurë ka ndodhur në vitet 80 të shek. XX sepe për material lidhës të gurëve është përdorë llaçi prej çimentoje . Në të vërtetë është fjala për një mburojë e cila ka 5 radhë gurësh në ballinë , ndërsa në kthesën që paraqet një kënd të gjerë ka vetëm dy ose tri radhë . Pikërisht , në atë pjesë ndodhet një sylynjar , i cili nuk ësthë sjell ujë të mjaftueshëm si dukur . Siç mësojmë nga vendësit , lugu i çezmës është prishur pakëz mbi mburojë , rreth 2-3 metra. Megjithatë , ai sjell ujë sa për t ua shuar etjen bagëtive të fshatit. Në vitet 80 të shek XX, çezmës i është ndërtuar një govatë prej betonit. Çezma është pronë e tërë lagjes , e vendosur në fillesë të një lugaje , pranë një lisi mfajt të vjetër . Se cili është më i vjetër nuk dihet : Lisi a Çezma.
Çezme në Vllasali | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Vllasali, Artanë, Novobërdë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 998 |
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |