Çlirim Hoxha shkrimtar, gazetar dhe studiues shqiptar, ka lindur më 21 nëntor 1954 në qytetin e Vlorës. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës dega Histori. Në vitet ’96-’97 përfshihet në protestat antifajde që nisën në qytetin e Vlorës dhe bashkëpunon me gazetën “Koha Jonë” duke përcjellë lajmet mbi ngjarjet që ndodhnin në qytet. Në vitin ’99 bashkëpunon me Radio Tiranën në emisionin e mëngjesit për pasqyrimin e situatës së krijuar pas mbërritjes së refugjatëve të luftës nga Kosova. Merr pjesë në grumbullimin e ushqimeve dhe shpërndarjen e tyre për refugjatët shqiptar të ardhur nga Kosova në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, si stacion i parë i mbërritjes së tyre. Në vitin ’98, punësohet si korrespodent i gazetës “Zëri i Popullit”. Në vitin ’99 punësohet si gazetar i gazetës “Shekulli” për Vlorën. PO atë vit punësohet si korrespodent i “Radio + 2” dhe i revistës “SPEKTER”. Në vitet ’98-2000 ka punuar si gazetar edhe në Televizionin lokal “6+1 Vlora”. Nga vitet 1997-2014 ka punuar dhe bashkëpunuar me disa gazeta si “Republika”, gazeta “SOT”, gazeta “Ndryshe”, gazeta “TEMA”, gazeta “Telegraf” etj. Pasi punoi disa vjet si gazetar tereni, u përqendrua te analizat politike dhe shkrimet studimore për lashtësinë e popullit tonë. Në gazetat “Zëri i Popullit”, gazetën “Ndryshe” dhe gazetën “Telegraf” ka shkruar me dhjetëra opinione mbi situatat që kalonte vendi. Është anëtar themelues i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Në vitin 2004 emërohet Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Vlorë. Në vitin 2009 emërohet Drejtus i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” të qytetit të Vlorës. Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë. Është anëtar themelues i Qendrës së studimeve Pellazgjike Tiranë dhe anëtar i kryesisë së sajë. [1] [2]

Botime Redakto

  • Lëngata e shpirtit, roman - 2003
  • Rrugë e vithisur, roman -
  • Nëndetësja e plagosur, roman - 2005
  • Ushtarët e botës, roman - 2008
  • Ditari i një murgeshe, roman - 2010
  • Bebi Skafisti, roman - 2013
  • Kodi i baltës së pjekur, roman - 2016
  • Vrasja e një kryeministri, roman - 2018

Referime Redakto

  1. ^ http://www.bksh.al/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2020. Marrë më 14 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)