"École de management de Normandie" është një shkollë biznesi evropiane me komplekse universitare në Paris, Le Havre, Caen, Oxford dhe Dublin. Ngritur që në vitin 1871.

"EM Normandie" u rendit e 81-a ndër shkollat evropiane të biznesit në 2019-ën nga gazeta "Finacial Times"[1]. "EM Normandie" ka gjithashtu një program PhD (doktoraturë) si dhe një numër programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.

Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare EPAS, EQUIS dhe AASCB[2]. Shkolla numëron mbi 18500 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, si Patrick Bourdet (kreu ekzekutiv i Areva Med-it) dhe Frédéric Daruty de Grandpré (kreu ekzekutiv i 20 Minutes-it).

Referime

Redakto
  1. ^ "European Business School Rankings 2019". Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2020. Marrë më 12 qershor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ L’EM NORMANDIE RÉACCRÉDITÉE AACSB POUR 5 ANS

Lidhje të jashtme

Redakto