11 intervista Autori: Smaijl Smaka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 164.

Të intervistosh personalitete të njohura e të të jesh zot i drejtimit të bisedës është punë e një profesionalizimi gazetaresk. Gjatë intervistave të tilla, shpesh ndodhë që personaliteti ta orientojë kahjën e bisedës andej kah ai dëshiron, e veçanërisht ata orientohën për të reklamuar shkrimet e tyre. Në librin "11 intervista", të autorit Smajl Smaka, defilojnë vetëm njimbëdhjetë autorë më të spikatur të letrave tona. Autori e ka bërë përzgjedhjën në përshtatje të aktualitetit të kohës kur ato i ka zhvilluar. Gjatë leximit të këtij libri, lexuesit përveç që i parakalojnë personalitete të njohura letrare, do të ketë kënaqësinë e shumëfishtë: të njihet me jetën e letrarëve tanë, me zhvillimin kulturor dhe të arriturat letrare, me kushtet ekonomiko-politike të zhvillimeve të letërsisë sonë... Hallet dhe e ardhmja e popullit të shumëvuajtur Në librin "11 Intervista", shkoqitën problemet kyçe të popullit tonë si dhe ato personale të autorëve, që kanë hasur gjatë krijimëve të tyre artistike. Gjatë leximit na parakalojnë tabllo në dekada dhe epoka të ndryshme të hapësirës shqiptare. Në çdo njërën prej këtyre njëmbëdhjetë intervistave , autori theksin logjik e vë në hallët dhe të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur. Gjatë leximit të parë të këtij libri kemi përshtypjën se nuk dallon prej librave të tjerë të këtij zhanri, mirëpo duke u thelluar në lexim duket se autori është drejtues i timonit të zhvillimeve të bisedave e jo intervistuesit.