Elegjia Elegjia është formë poetike dhe vargjet e saj quhen vargje elegjia.Në letersinë bashkohore elegjia radhitet në lloj të poezisë lirike sepse ajo shpesh,zakonisht dhimbje të mëdha vdekje apo vuajtje e humbje të një dashurie.Poetet e Greqisë antike që shkruan elegji si Collions,Solon e të tjerë,nuk vënin në plan të parë ndjenjat e tyre që do të thotë se elegjia akoma nuk e kishte brendinë e sotshme.Vetëm nga shekulli VII poeti Mimnerme shprehu ndjenjat e tija të dashurisë dhe kështu elegjia mori vetinë e saj lirike.Elegjia në Romën antike e përhapi poeti grek Parthenios që u soll këtu si skllav.Katuli (Catulle) pastaj e zhvilloi elegjinë romake që njihet si elegjia.Në gjuhën shqipe me elegji të fuqishme (Vaje) dallohet poeti ynë i famshëm Andon Zako Çajupi.

                        Libra

Libri është tërësia unitare, e ilustruar ose jo, e botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime.[1]

Zakonisht libri është një vepër shkencore, letrare, mësimore etj. me fletë të shtypura e të lidhura mes dy kapakëve së bashku në një vëllim dhe i cili del në shitje. Sipas definicionit të UNESCO logaritet si libër një botim i shtypur, i cili mund të blehet nga publiku, nuk del në formë periodike dhe ka së paku 49 faqe.

Produkte të përafërta me Librin janë botime të shtypura. Në Kosovë këto produkte përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura që shpjegojnë funksionimin e aparateve me të cilat janë të lidhura, partitura të thjeshta që përhapin tekstin dhe muzikën e një kënge, fletore muzike për detyra, si dhe botime të tjera të ngjashme siç janë librat me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë[1]:

   a) që këto të përbëjnë një tërësi dhe elementet e tyre të mos jenë objekt e një shitjeje të veçantë dhe
   b) që mbështetja dëgjimore-pamore të jetë plotësuese e librit, dhe jo e kundërta, konsiderohen si libra.
                         Lindje

Adem Demaçi u lindi më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Sot ai angazhohet për të drejtat e pakicave në Kosovë dhe respektohet shumë nga vendorët dhe të huajit. Ishte (2005-2007) kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

              Vdekje

Kastriot Çaushi lindi në Tepelenë më 1954. Aktor i mirënjohur i kinemasë dhe pedagog i aktrimit. Duke filluar nga viti 1997 është rektor i Akademisë së Arteve të Tiranës. U diplomua për aktor dhe disa vjet punoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas u rikthye në Tiranë, këtë herë si pedagog. Ka luajtur 18 role në filma artistikë, duke filluar me rolin e Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi” (1976).

Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçit në filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe (1994).

Pas dhjetë vjet pauze u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.