Ndeshja miqësore e futbollit Kosovë - Haiti u luajt në Mitrovicë më 5 mars 2014 në stadiumin "Adem Jashari". Miqesorja mes Kosovës dhe Haitit u mbyll në barazim, 0-0.

Ky ishte takimi i parë ndërkombëtar pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare miqësore.