92.1 Capital FM është radio stacion komercial me mbulueshmëri regjionale në Republikën e Kosovës duke transmetuar nga pika e maleve në Berishë, dhe e vendosur me studio në Fushë Kosovë.

Historia

Redakto

Radio stacioni tani i emruar Capital FM[1] emeton program në frekuencën 92.1 Mhz FM dhe në internet përmes faqes sonë.[2] Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, u hap një etapë e re e rindërtimit dhe zhvillimit të Kosovës në të gjitha lëmitë e në këtë kontekst edhe në sferën e informimit. Drenica e plagosur në trup dhe në shpirt kishte nevojë për shërimin e plagëve të luftës. Një ndihmesë për këtë kanë dhënë edhe radio stacionet me mundësitë e veta modeste.

Me ish emrin e saj, është radioja e parë në historinë e Drenicës dhe përmbajtjen e transmetimit është një zë i fuqishëm në përkrahje të veprës të të gjithë atyre që u flijuan për liri. si institucion privat filloi me punë eksperimentale më 8 korrik 2000, dhe arriti që brenda një kohe të shkurtër të emetoj program 18 orë në ditë. Në vitin 2007 u licensua me leje afatëgjatë nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM). Në vitin 2013, për shkak të problemeve financiare kaloi në pronësi të firmës kanadeze ALBATEC, dhe në vitin 2014 u rilicensua nga KPM në pronësi të kësaj firme.[3] Në nëntor 2014 ky radio stacion kaloi nga mbulueshmëria lokale në atë rajonale duke transmetuar nga pika e re në malet e Berishës, dhe tani nga kjo pikë mbulon së paku 30% të territorit të Kosovës. Është përkrahëse dhe mbështetëse e fuqishme e përpjekieve të popullit tonë për pavarësi dhe sovranitet.

92.1 Capital FM ka një numër jashtzakonisht të madh të adhuruesve në Drenicë dhe Kosovë, por edhe në diasporë që e dëgjojnë përmes Internetit.

 
Panelat diellor tek pika transmetuese në Berishë[4]

Përmbajtja

Redakto

92.1 Capital FM me përmbajtjen e saj të transmetimit apo edhe pronarëve që kishte, nuk ka treguar se i përket ndonjë klani politik, dhe sipas tyre nuk i nënshtrohet apo nuk i bëhet zëdhënëse e asnjë klani politik.

Drejtori Lavdije Krasniqi është përsoni përgjegjës, dhe mirëmbajtja edhe operacionet teknike nga pronari ALBATEC SHPK.

Radio stacioni tani ka në pronësi lokacionin e studios në Rr Dardania 272 në Fushë Kosovë.[5][6] Ky radio stacion është i pari edhe i vetmi emetues në Kosovë që transmeton me energji të ripërtritshme nga panelat diellor me një kapacitet energjie prej 10KW.[1][7]

Ka në pronësi pikën e vet transmetuese në majen më të lartë të maleve qendrore të Kosovës në Berishë.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ "Capital FM ne 92.1 edhe e para qe transmeton me energji te ripertritshme". 2019-08-05. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 21 nëntor 2019.
  2. ^ www.capital921.com
  3. ^ Vendim lidhur me ndryshimin e pronësisë së Radio Drenasit - Komuna e Drenasit, 11.06.2014. Arkivuar 14 korrik 2014 tek Wayback Machine Vizituar më 14.07.2016.
  4. ^ a b "92.1 Capital FM Tower - Google Maps". 92.1 Capital FM - Google Maps (në anglisht). Google. Marrë më 11 janar 2020.
  5. ^ "Sot rifilluam punën në studio me lokacion të ri". radiodrenasi.com. 12 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2018. Marrë më 12 tetor 2018.
  6. ^ "92.1 Capital FM - Google Maps" (në anglisht). Google. Marrë më 12 tetor 2018.
  7. ^ "Capital FM ne 92.1 edhe e para qe transmeton me energji te ripertritshme". 5 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 21 nëntor 2019.