Radio në Kosovë
Radio e parë në Kosovë është Radio Prishtina, e cila ka filluar të transmetohet në vitin 1944, kur partizanët komunistë mbërritën në Kosovë.[1]
Historia
RedaktoRadio në Kosovë është ndikuar shumë nga lufta. Në vitin 1975, Radio Televizioni i Prishtinës (RTP) ështe bërë pjesë e Radio Televizionit të Jugosllavisë. Në vitin 1992, me shfuqizimin e autonomisë së krahinës, Radio Televizioni i Serbisë (RTS) morri kontrollin mbi Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Shumica e programeve të RTP-së u transmetuan në RTS, por në gjuhën serbe. Megjithatë, ishin disa transmetime të shkurtëra në gjuhën shqipe. Në vitet në vazhdim, popullata e Kosovës që flisnin gjuhën shqipe nuk kishin kyqje virtuale me radio dhe televizion. Një nga radiot që transmetoheshin ishte edhe Radio Kosova e Lirë, filloi emetimin e programeve në janar të vitit 1999 edhe pse nuk kishte leje transmetimi. Në tetor të vitit 1999, United Nations Administration Mission in Kosovo (UNMIK) rinisi radion publike që tashmë u quajt Radio Kosova. Radiot dhe televizionet në Kosovë tani janë të mundësuara nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK). Përgjegjësia për transmetimin publik në Kosovë nga UNMIK-u tek qeveria, në janar të vitit 2008.[3]
Radio Kosova e Lirë
RedaktoRadio Kosova e Lirë ka filluar transmetimin në janar të vitit 1999, mirëpo nuk kishte leje transmetimi. Në gusht të vitit 1999, një nga përfaqësuesit e UNMIK-ut për ështje civile, z. Dominique Vian, iu japi leje të përkohshme emetimi. Më 2 shtator 1999, Radio Kosova e Lirë morri leje transmetimi edhe nga Ministria e Informimit Publik të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në vitin 2000, bordi prej 5 antarëve, prej të cilëve tre ishin ndërkombëtarë dhe 2 vendorë, vendosën që lejet për radio dhe televizion që mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës, t’ia ndajë Radios 21 dhe TV 21 dhe Radio dhe TV Dukagjinit. Më 30 janar 2001 Radio Kosova e Lirë ka marrë lejen për transmetim. Studioja e parë e radios në fjalë ka qenë një studio e improvizuar dhe amatore, për shkak të kushteve dhe rrethanave të luftës. Nga dita në ditë mjetet dhe pajisjet teknike të kësaj radioje po pësojnë dëmtimë si pasojë e pengesave në valë dhe interferencës së palejueshme që krijojnë disa radiostacione lokale në valën 94.2. Momentalisht, Radio Kosova e Lirë ka dy studio të cilat janë të pajisura me mjete elementare teknike, studion e transmetimit dhe atë të incizimit.[4]
Radio Dukagjini
RedaktoRadio Dukagjini u themelua me 16 Shtator të vitit 1999, nga Korporata “Dukagjini”. Filloi punën me vetëm 17 orë program, që nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 1:00 pas masnate. Radio në fjalë ka llojllojshmëri të programeve, me rreth 50% programe muzikore, 15% programe informative, 25% programe zbavitëse dhe 10% programe komerciale. Sektoret e programeve të Radio Dukagjini-t janë: redaksia e programeve informative, redaksia e programeve zbavitëse, redaksia e programeve muzikore, redaksia e marketingut dhe administrata.[5]
Radio Gjakova
RedaktoRadio Gjakova është mediumi i parë i informimit lokal në Gjakovë, i cili filloi të dëgjohet për herë të parë me 9 Nëntor të vitit 1979. Që nga ajo ditë, zëri i Radio-Gjakovës u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë gjakovare, radio kjo e cila pasqyronte në mënyrë të denjë dhe të besueshme rrjedhën reale të ngjarjeve në komunën e Gjakovës, deri në vitin 1991 kur nga forcat serbe u dëbuan në mënyrë të dhunshme nga puna, duke u imponuar qytetarëve të Gjakovës radio program në gjuhën serbe. Me 14 Qershor 1999, me hyrjen e forcave të NATO-S në Kosovë dhe të UÇK-së, Radio Gjakova ishte e para radio në Kosovë, që rifilloi punën duke i dhënë kështu popullatës një ndihmesë të madhe, në të gjitha drejtimet. Radio Gjakova, sot,funksionon në kuadër të OJQ “GJAKOVA” me seli në Gjakovë, e themeluar më 3 shtator 2001. Radio Gjakova me plot sukses,po arrin të kryej misionin për informim të drejtë dhe me kohë të dëgjuesve.[6]
Financimi i Radiove në Kosovë
RedaktoRadiot në Kosovë edhe pse rriten çdo vit e më shumë, ato nuk janë të financuara nga qeveria. I vetmi fitim që këto radio kanë janë marketingu dhe mesazhet që dëgjuesit dërgojnë. Përkundër sfidave radiot në Kosovë vazhdojnë të transmetojnë programe 24 orë për të gjitha grupmoshat.[7]
Lista e të gjitha radiove në Kosovë
RedaktoRadio "21" | Radio "DARDANIA" | Radio "HELIX" | Radio "P 9LUS" | Radio "URBAN FM" |
Radio "BESA" | Radio "DODONA" | Radio "EVROPA" | Radio "PREMIERA" | Radio "VALA 2000" |
Radio "BLUE SKY" | Radio "DRENICA" | Radio "K" | Radio "PRIZRENI" | Radio "VALA RINORE" |
Radio "KOSOVA" | Radio "Capital FM" | Radio "KACANIKU" | Radio "RINIA" | Radio "VICIANUM" |
Radio "DUKAGJINI" | Radio "ENERGJI" | Radio "KAMENICA" | Radio "SHARRI" | Radio "VICTORIA" |
Radio "FESTINA" | Radio "FERIZAJ" | Radio "RADIO KOSOVA E LIRE" | Radio "STAR" | Radio "BESA"VISIONI |
Radio "ILIRIA" | Radio "FONTANA" | Radio "LLAPI" | Radio "START" | Radio "YLBERI" |
Radio "MITROVICA" | Radio "FURTUNA" | Radio "MALISHEVA" | Radio "TEMA" | Radio "ZERI I POZHERANIT" |
Radio "24" | Radio "GJAKOVA" | Radio "SHQIP FM" | Radio "THERANDA" | Radio "TOP KOSOVA" |
Radio "ALBA" | Radio "ZERI I SHTIMES" | Radio "PEJA" | Radio "TOP ILIRIA" | Radio "TOP RADIO" |
Referime
Redakto- ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow press. fq. 452.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Radio Kosova Building". commons.wikimedia.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow press. fq. 452.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Radio-Kosova e Lirë, një histori autentike e informimit në luftë e në liri". radiokosovaelire.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Radio Dukagjini". sq.wikipedia.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rreth nesh". radiogjakova.info. 2012-10-01.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Radiot ne Kosove problem me financimin". zeri.info. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2018. Marrë më 11 nëntor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Media shqiptare". sq.wikipedia.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)