Radio Dukagjini është një radiostacion privat dhe komercial kosovar, që shërben rajonin e Kosovës përmes frekuencave kombëtare. Selinë e vet e ka në Prishtinë, Kosovë.

Radio Dukagjini
LlojiPrivat
ShtetiKosova
Zona e transmetimitKosova
StacionetRadio Televizioni Dukagjini
SelitëShkabaj, Prishtinë, Kosovë
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Pronësia
PronariEkrem Lluka
PrindiDukagjini SH.P.K.
Njerëzit kyçEdita Doli (drejtoreshë)
Sebiha Ramaxhiku (kryeredaktore)[1]
Historia
Nisur16 shtator 1999; 25 vite më parë (1999-09-16)
ThemeluesiEkrem Lluka
Agim Lluka
Lidhjet
Faqja zyrtaredukagjini.com/radio/

Ai u themelua më 16 shtator 1999 në Pejë, Kosovë si radio lokale nga sipërmarrësit Agim Lluka dhe Ekrem Lluka. Pas vdekjes së vëllait të tij, Ekrem Lluka trashëgoi pronësinë e radios si dhe televizionit.[2] Ai ofron program të përgjithshëm. Drejtoreshë e radios është personaliteti radiofonik Edita Doli, njëherit moderatore e emisionit Radar.[1] Ai transmeton në frekuencat kombëtare 105.1, 99.7, 94.5 dhe 92.7 MHz.

Historia

Redakto

Radio Dukagjini u themelua me një staf të vogël më 16 shtator 1999 si radio lokale për rajonin e Pejës, nën patronazhin e drejtorit Agim Lluka dhe kryeredaktorit Feim Kurhasani.[1] Ai transmetonte në frekuencat 106.3 MHz, me program plotësisht muzikor. Shtesa e programeve argëtuese filloi më 3 tetor 1999, me një program të orarit të pjesshëm nga ora 08:00 deri në orën 01:00. Një vit më vonë u themelua televizioni Dukagjini.[nevojitet citimi]

Më 11 qershor 2001, Radio Dukagjini kaloi nga radio lokale në kombëtare, dhe filloi së transmetuari nga dy studio në Prishtinë dhe Pejë. Në vitin 2015, u zhvendos plotësisht në Prishtinë, me seli në Shkabaj.[1][3]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d "Radio Dukagjini". Media Ownership Monitor. BIRN. Marrë më 2024-12-24.
  2. ^ Vatovci, Isa (2023-09-19). "Radio Dukagjini shënoi 24 vjetorin e themelimit". Kallxo. Marrë më 2024-12-24.
  3. ^ Baliu, Doruntina (2018-11-19). "Drejtori i 'RTV Dukagjini' flet për largimin e dy punëtorëve". Kallxo. Marrë më 2024-12-24.