Shoqata Shqiptare në Lindjen e Mesme

(Përcjellë nga AAME)

Shoqata Shqiptare në Lindjen e Mesme (SSLM), është organizatë kulturore, shoqërore dhe ekonomike e themeluar në fillim të vitit 2008 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi kryesor i organizatës është të përjetësoj dhe kremton kulturën dhe trashëgiminë shqiptare si dhe të mbaj gjallë gjuhën shqipe në mjediset shqiptare në Lindjen e Mesme dhe posaçërisht në Gadishullin Arabik.[1] Shoqata u formua të bashkojë Diasporën Shqiptare në regjionin e Lindjes së Mesme nën një flamur të përbashkët, si një qenie me një zë të fuqishëm për të mbrojtur interesat shqiptare dhe ato të vendeve amë.[2] Prandaj, SSLM do të angazhohet që të zgjeroj rrjetën e saj për të përfshirë dhe shtri anëtarësinë e saj edhe në vendet tjera të Lindjes së Mesme e posaçërisht në regjionin e Leventit.

Shoqata Shqiptare
në Lindjen e Mesme
I themeluar2008
Zyrat qendroreDubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
njerëzit kyçeRitjana Ceveli, Kryetare
Burhan Buçi, Administrator
Hekuran Ismaili, Arkëtar
Elona Bytyçi, PR
Elizabeta Pekmezi, Media
Aniola Tahiraj, P. Shqipërisë
Besim Imeri, P. Kosovës
Fadil Rexhepi, P. Maqedonisë
Adresa e internetithttp://www.aa-me.org

Shoqata po ashtu synon të promovon vlera, tradita dhe kulturë shqiptare tek njerëzit dhe popujt e Lindjes së Mesme me qëllim të ngritjes së vetëdijes rreth Shqipërisë, Kosovës si dhe regjioneve tjera shqip-folëse si dhe të nxis shkëmbim shoqëror dhe ekonomik ndërmjet këtyre kombeve.

Misioni

Redakto

SSLM është organizatë e pavarur, jo-qeveritare, jo-përfituese, e përkushtuar për të promovuar mirëqenien dhe përparimin shoqëror, kulturor dhe ekonomik të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lindjen e Mesme. Qëllimi i Shoqatës është të siguroj koordinim, mbështetje, integrim si dhe zhvillim të komuniteteve shqiptare në Lindjen e Mesme. Në planin afatgjatë, Shoqata do të angazhohet të përmirësoj mekanizmat mbështetës për shqiptarët që jetojnë në Lindjen e Mesme si dhe të përparoj marrëdhënie multilaterale me popujt e Lindjes së Mesme.

Synimet

Redakto

• Të promovoj dhe organizoj aktivitete kulturore dhe shoqëruese që do të shërben komunitetit.
• Të zhvilloj rrjetin që do të ndihmoj shqiptarët në zhvillimin individual dhe profesional.
• Të zgjeroj rrjetin për të përfshirë edhe shtetet tjera të mbetura të Lindjes së Mesme.
• Të krijon dhe mirëmban bazë të të dhënave për anëtarësinë.
• Të përparoj marrëdhënie ekonomike midis popujve të Lindjes së Mesme dhe shqiptarët.
• Të loboj për interesat shqiptare po qe nevoja.

Shtrirja Gjeografike

Redakto

Emiratet e Bashkuara Arabe
Arabia Saudite
Katar
Kuvajti
Bahraini
Omani
Jemeni
Irak
Jordan
Siria
Libani
• Të tjera shtete në Lindjen e Mesme

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2009. Marrë më 2 nëntor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Dubai, festë me flamurin kosovar Shekulli 2009-02-18[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

Redakto