Aleanca Kosova e Re

(Përcjellë nga AKR)
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 2 pending changes await review.

Aleanca Kosova e Re (AKR) është një parti politike nga Kosova që u formua në vitin 2006. Kryetari i AKR-së është Behgjet Pacolli.

Aleanca Kosova e Re
UdhëheqësiBehgjet Pacolli
Kuvendi
2 / 120
Komunat
0 / 38

Historiku

Redakto

AKR-ja është certifikuar si Parti Politike më datën 03.05.2006 në Regjistrin për Regjistrim dhe Veprimtari të partive politike në Kosovë, Nr. 154/0506. Emërtimi i partisë politike, Aleanca Kosova e Re, vjen nga organizata për lobim “The Alliance for New Kosova” që u themelua dhe u organizua nga Behgjet PacolliUashington në vitet 2004-2006, për të lobuar për Pavarësinë e Kosovës. Të angazhuar në këtë lobim ishin edhe emra të njohur, shkencëtar, politikanë, analistë dhe aktivistë ndërkombëtarë si: Januz Bugajski, William Walker e shumë të tjerë. AKR , si parti politike, ekziston, që nga fillimi i vitit 2006, kur një grup ideatorësh me bindje liberal-demokrate në krye me biznesmenin shqiptar më të suksesshëm në botë, z. Behgjet Pacolli, të shtyrë nga nevojat imediate e qytetarëve të Kosovës të cilët po ballafaqoheshin me varfëri, papunësi e nëpërkëmbje, vendosën të formojnë këtë parti politike dhe përmes saj të sjellin ndërrime në filozofinë politike në Kosovë, duke shfrytëzuar gjithë mekanizmat institucional dhe demokratik. E gjithë kjo ishte me qëllim që qytetarit të Kosovës t’i kthehet dinjiteti. Ky dinjitet ishte cenuar nga politika e papërgjegjshme e një qeverisje që nuk merr për bazë interesat e qytetarëve, por interesat afatshkurta të klasës politike.

Objektivat

Redakto

AKR beson se objektivat mund të arrihen, fillimisht përmes zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkallës së institucionalizimit të institucioneve shtetërore. AKR, formoj degët e saja në tërë territorin e Kosovës dhe mbajti Kuvendin e Parë Zgjedhor me 26.11.2006, ku u zgjedhën e u legjitimuan strukturat udhëheqëse të saj. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Aleanca Kosova e Re u rëndit ndër tri partitë kryesore në Kosovë. AKR, është tashmë, partia më e madhe opozitare dhe përfaqësohet me 13 deputet në Parlamentin e Kosovës. AKR në vazhdimësi ka dëshmuar një rol konstruktiv si opozitë. Ajo ka arritur që për afro një vit, pas krijimit, të shtrij strukturat e saj në tërë territorin e Kosovës.

Nëndegët e Partisë

Redakto

AKR-ja ka 36 degë në tërë territorin e Kosovës si vijon: Zhur, Albanikë (Zveçan), Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë (7 Degë), Gollak, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit, Kamenicë, Dragash, Prizren, Rahovec, Malishevë, Gjakovë, Deçan, Istog, Pejë, Klinë, Junik, Drenas, Skenderaj, Viti. Ndërsa, në diasporë në kuadër të AKR-së vepron “AKR Internacional” me qendër në Cyrih, që ka për qëllim përkrahjen e Diasporës në të gjitha dimensionet e saja.[1]

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  1. ^ Kosova e Re, Aleanca. "Aleanca Kosova e Re".