AKM (Rusisht; Avtomat Kalashnikova Modernizirovanniy ose "Pushka automatike e modernizuar Kalashnikov") është një pushkë sulmi e kalibrit 7.62mm e projektuar nga Mihail Kallashnikovi. Është një version i përditësuar i AK-47, i zhvilluar në vitet 1950.

AKM
TypePushke Sulmi
Place of originBashkimi Sovjetik
Service history
In service1959–tani
Production history
DesignerMikhail Kalashnikov
Designed1950
ManufacturerIzhmash, KM Poliçan, Tula arsenal, etj.
Produced1959-tani
No. builtmë shumë se 10,278,300
VariantsAKMS, AKMP, AKML, AKMLP, AKMSP, AKMSU, AKMSN, AKMSNP, ASH-82(prodhim shqiptar)kopje e AKMS
Specifications
MassAKM: 3.1kg
AKML: 3.80kg
AKMS: 3.3kg
AKMSN: 3.77kg AKMS: 3.8kg
me karikator plot.
LengthAKM, AKML: 880mm
AKMS, AKMSN: 920mm qytë e zgjatur / 655mm qytë e mbledhur
Barrel length415mm

Cartridge7.62×39mm
ActionMe Gaz
Rate of fire600 fishekë/min
Muzzle velocity715 m/s
Effective firing range400 m,100–1,000 m me rregullim shënjimi
Feed systemKapaciteti i karikatorit standart 30 fishekë. Ka edhe me 10, 20, 40, 75, ose 100-fisheke (karikator rrethor)
SightsShënjestruesi me 378 mm rreze shikimi

I futur në shërbim me Ushtrinë Sovjetike në 1959, AKM është varianti më i kudogjendur i serisë së armëve AK dhe ka gjendur përdorim të madh tek shumica e vendeve anëtare të ish Paktit të Varshavës dhe në shumë vende Afrikane dhe Aziatike aleate me BRSS. Prodhimi i këtyre armëve Sovjetike u bë në fabrikat Tula Arms dhe IzhmashRusi. AKM u prodhua në shumë vende aleate të BRSS-së, përfshirë edhe në Shqipëri ku u prodhua me emrin ASH-82Kombinatin Mekanik Poliçan. Ai u zëvendësua nga shërbimi në Ushtrinë Sovjetike nga AK-74 në fund të viteve 1970, por mbetet në përdorim në mbarë botën.

Detajet e projektimit

Redakto

AKM është një pushkë sulmi automatike me kalibër 7.62×39mm. Ka veprim mbushjeje me gaz. AKM është e aftë të gradohet në mënyrë selektive, duke qëlluar në goditje të vetme ose automatike me shpejtësi prej 600 fishekë/min. Pavarësisht se u zëvendësua në fund të viteve 1970 nga AK-74 AKM është ende në shërbim në disa njësi rezervë ose të linjës së dytë në Ushtrinë Ruse po ashtu edhe në disa nga vendet e Europës Lindore.

Përmirësimi i AK-47

Redakto

E krahasuar me AK-47, AKM ka shumë përmirësime dhe lehtësira në prodhimin në masë; disa pjesë dhe metoda montimi u realizuan me metoda të thjeshtuara prodhimi. Më kresorja, marrësi i çelikut i me metal të gërryer i AK-47 u zëvendësua nga çelik në formë U i stampuar në fletë çeliku. Si rezultat i këtyre modifikimeve, pesha e AKM u ul me rreth 1 kg, saktësia gjatë goditjes automatike u rrit dhe shumë probleme besueshmërie u hoqën. Tyta e kromuar si tek AK-47 u mbajt, një veti e zakonshme kjo në armët Sovjetike e cila i reziston përdorimit dhe korrozionit, sidomos në kushtet e ashpra dhe për shkak se në Bllokun Lindor përdorështë municion me mbushje korrozive.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: AKM (armë) – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto