AVI Tonik
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Rok grupi "Tonic" - Ferizaj
RedaktoRock grupin "Tonic" nga Ferizaji, Kosovë, mundemi ta quajmë edhe bend familjarë. Themelues i këtij grupi është Nazmi Aliu, mësimdhënës i muzikës. Qysh në vitin 1974/75 e themeloi, e pastaj ju bashkëngjitë vëllai i tij bas kitaristi, Ilaz Aliu. Por nuk i la vetëm as djali dajës kitaristi Isak Maloku, dhe më në fund erdhi edhe djali i axhës daulltari Shabi Aliu, vetëm këngëtari Mujadin Nuhiu ishte anëtarë i grupit jashtë familjes, por shoku i tyre, që punuan bashkë deri në fund.
Anëtarët e parë të bendit ishin : Nazmi Aliu- tastierë, Kamber Rexhepi- këngëtar, Isak Maloku- kitarë, Ilaz Aliu- bas kitarë, Pera Mandiç- bateri, me këtë formacion asnjëherë nuk kanë incizuar ndonjë këngë. Kanë marrë pjesë edhe disa muzikantë tjerë, por ishin të përkohshëm. Me këta anëtarë mbrëmjeve luanin muzikë live, sidomos weekend-eve, pastaj nëpër manifestime e festa të ndryshme, dhe me vite kanë luajtur për mbrëmjet e maturantëve të shumë shkollave, etj.etj. Grupi kultivonte muzikë rock/ blues. Regjistrimin e parë e kanë realizuar në vitin 1977 në studion e RTP dhe po të njëjtin vit kanë qenë prezent edhe në TVP me këngën : "Ore djalë djalë i ri". Këtë këngë e kanë regjistruar me këngëtarin Stevanoviç Cvetko i quajtur Cek, ka qenë i nacionalitetit serb por që këndonte bukur shqip. Gjatë viteve 1977/78 kanë inçizuar 4 këngë me këta anëtarë : Nazmi Aliu - tastierë, Cek-u këngëtar, Isak Maloku - kitarë, Ilaz Aliu - bas kitarë dhe Murko - bateri. Regjistrimin e 13 këngëve tjera i kanë bërë prej vitit 1980, ky ishte formacioni i bendit që mbeti stabil deri në fund, me këta anëtarë : Nazmi Aliu - tastierë, Fehmi Hajra- kitarë, Mujadin Nuhi- këngëtar, Ilaz Aliu - bas kitarë dhe daulltari Shabi Aliu. Tërë veprimtarinë e tyre me këta anëtarë e kanë krijuar. Kanë marr pjesë në Boom festival prej fillimi, nëpër emisione të TV e radios dhe mbrëmjeve me muzikë live, koncertet ishin shumë të rralla jo vetëm për ata por për të gjithë. Me ardhjen e Millosheviçit në pushtet u rrënuan të gjitha institucionet në Kosovë, dhe kështu mbetën jashtë institucioneve, kjo ndikoj shumë që edhe krijimtaria tyre të përfundon, përkohësisht. Para disa viteve kitaristi Fehmi Hajra ndërroi jetë, ishte i ri dhe një muzikantë shumë i talentuar, Fehmiun shpesh e kujtojnë me mall. Kurse tani në vend të tij rikthehet kitaristi Isak Maloku. Në vitet 2011, 2012 dhe 2013 morën pjesë në Rok Festin në Therandë, ku edhe morën mirënjohjen për kontributin e tyre në rok muzikë. 3 anëtarë të grupit jetojnë në Kosovë, kurse 2 anëtarë jetojnë në Evropë.
Anëtarët e grupit:Vitet 1975-1980
RedaktoNazmi Aliu -tastierë
Kamber Rexhepi -këngëtar
Isak Maloku-kitarë
Stefanoviç Cvetko- këngëtar
Ilaz Aliu - bas kitarë
Manda/Murki -bateri
Anëtarët e grupit:Vitet 1980 e më tutje
Nazmi Aliu-tastierë
Fehmi Hajra-kitarë
Mujadin Nuhiu -këngëtar
Ilaz Aliu- bas kitarë
Shabi Aliu-bateri
Burimet
Redaktohttp://www.youtube.com/watch?v=L9i57ad52e8
http://www.forum-al.com/showthread.php?t=18402[lidhje e vdekur]
http://www.illyriaonline.com/board13-muzika/board18-muzika-moderne/board20-rock-shqiptar/785-tonik-3-kenge/?highlight= Arkivuar 6 mars 2016 tek Wayback Machine