Aaliyah

aktore, producente dhe modele amerikane

Aaliayh Dana Haughton(lindur në 16 janar 1979- 25 gusht 2001) ishte një këngëtare, aktore dhe modele amerikane. Ajo lindi në Brooklyn, New-York dhe u rrit në Detroit, Michigan. Në moshën 10 vjeçare, ajo bëri daljen publike në serialin “Star Search” dhe performoi me Gladys Knight. Në moshën 12 vjeçare Aaliyah nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike Jive Records si dhe me shtëpinë diskografike të dajës së saj, Blackground Records. Daja e saj, Barry Hankerson e prezantoi atë me R. Kelly, i cili u kthye në mentorin e saj, si dhe në kompozitorin dhe prodcudentin kryesor të albumit Age Ain’t Nothing but a Number. Albumi shiti rreth 3 milionë kopje në SHBA dhe u certifikua dy herë në platinium nga Shoqata Amerikane e Industrive diskografike. Pasi u përball me akuzat për një martesë ilegale me R. Kelly, Aaliyah e mbylli kontratën me shtëpinë diskografike Jive dhe nënshkroi kontratë me Atlantic Records.

Aaliyah në vitin 2000

Aaliyah ka punuar me producentë si Timbland dhe Missy Elliott për albumin e saj të dytë, One in a Million, i cili shiti rreth 3 milionë kopje në SHBA dhe mbi 8 milionë kopje në të gjithë botën. Në 2000 Aaliyah bëri debutimin e saj të parë në filmin Romeo Must Die. Ajo kontribuoi për fonogramin e filmit, nga ku lindi më pas dhe kënga “Try Again”. Nëpërmjet kësaj kënge ajo triumfoi në listën e Billboard Hot 100 bazuar vetëm në dëgjimet radiofonike, duke e kthyer Aaliyah në artisten e parë në Billboard që e arrin këtë objektiv. Gjithashtu kënga “Try Again” i dha asaj nominimin në Grammy Award për Artisten më të mirë femër në stilin R&B. Pasi përfundoi xhirimet e Romeo Must Die, Aaliyah fitoi rolin pranë Queen of the Damned. Ajo lançoi albumin e saj të tretë Aaliyah në korrik 2001.

Në 25 gusht 2001 Aaliyah dhe tetë persona të tjerë u larguan nga jeta në një aksident ajror në Bahamas pas filmimit të klipit muzikor për këngën Rock the Boat. Piloti ajror, Luis Morales III ishte i palicensuar kur ndodhi incidenti dhe testi i toksikologjisë tregoi se piloti kishte konsumuar kokainë dhe alkool. Muzika e Aaliyah ka korrur sukses komerical edhe pas vdekjes së saj. Në total këngëtarja amerikane ka shitur rreth 24 deri në 32 milionë albumë në botë. Asaj i janë dhënë kreditet se ka ridimensionuar muzikën R&B, pop dhe hip-hop, duke marrë titull informal të “Princesha e R&B”. Ajo është listuar prej Billboard si artistja e 10 më e suksesshme në llojin R&B për 25 vitet e fundit si dhe artistja R&B e 27 më e sukseshme në histori.

Jeta e hershme Redakto

Aaliyah Dana Haughton lindi në 16 janar 1979 në Brooklyn, New-York, [1] dhe ishte vajza më e vogël e Diane dhe Michael “Miguel” Haughton (1951-2012)[2] . Ajo ishte Afro-Amerikane, por me prejardhje amerikane nga ana e gjyshes. .[2][3]Emri i saj mendohet se derivon nga fjala arabe “Ali”, gjithsesi emri origjinal i fjalës Aliya derivon nga fjala hebraike “aliyah” e cila nënkupton më e larta, më e mira.[4]Pavarësisht origjinës së saj, këngëtarja ndihej shumë e privilegjuar që ishte pagëzuar me një emër me një kuptim të tillë(5). Që në një moshë të vogël Aaliyah u regjistrua nga mamaja e saj në mësime këndimi.


Referime Redakto

  1. ^ Huey, Steve. "Aaliyah Biography" (në anglisht). AllMusic. Marrë më 8 nëntor 2008.
  2. ^ a b Sutherland 2005, p. 1
  3. ^ "Vibe Magazine's Emil Wilbekin: Remembering Aaliyah" (në anglisht). CNN. gusht 27, 2001. Arkivuar nga origjinali më qershor 16, 2009. Marrë më maj 6, 2009.
  4. ^ "Meaning of Aaliyah – baby name Aaliyah". allparenting.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2018. Marrë më 17 shkurt 2018.