Abdulla Grimci
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Abdulla Grimci (Shkodër, 2 korrik 1919 - Ascoli Piceno, 5 mars 2018) ka qenë kompozitor dhe shkrimtar shqiptar.[1]
Biografia
RedaktoLindi në një familje muzikantësh në qytetin e Shkodrës . Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindje, më 1935 u fut në bandën e qytetit dhe më 1937 u bë pjesë e bandës mbretërore. Shkollën e lartë e ndoqi në Konservatorin “Santa Cecilia” në Romë, Itali në vitet 1940-1944. Në vitin 1941 u martua me Klementina Agostinin.
Më 1944 u kthye në Shqipëri dhe më 1945-1946 u bë dirigjent i bandës në qytetin e lindjes. Në vitin 1945 – 1946 u bë dirigjent i bandës në Shkodër. Në vitin 1949 u emërua shef i zyrës së muzikës pranë Komitetit të Arteve dhe Kulturës. Në vitin 1953 emërohet shef i redaksisë së muzikës në Radio Tirana, kurse në vitin 1964 punoi në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore. Në vitin 1949 ishte Organizuess i Festivalit Kombëtar i muzikës popullore. Më 1950 krijoi Orkestrën e Filarmonisë Shqipëtare në Tiranë, ndërsa në vitin 1960-62 krijoi orkestrën simfonike në Radio Tirana. Abdullai në vitin 1962 organizoi Festivalin e parë të këngës në Radio.[2]
Veprat
RedaktoKa kompozuar mbi 500 këngë dhe 20 marshe.
- Potpuri me temë popullore, 6 copë.
- Suita të thjeshta me tema vendi, 5 copë.
- Fantazi me tema popullore, 5 copë.
- Uvertura partizane, 1968.
- “Perpara lapidarit”, suitë ciklike 1970.
- Suitë koncerti ,1971.
- “Jubileu i madh,” marsh sinfonik, 1971.
- Temë me variacion, 1972.
- Fantazi nga opera “Bijtë e Skënderbeut”, 1972.
- Uverturë e operës, 1973.
- Suitë ciklike me tema partizane, 1973.
- Rapsodi Shqiptare, 1974.
Muzikë për fëmijë 60 pjesë (më të njohurat)
Redakto- "Dy lulet"
- "Bora e parë"
- "Dy fatosat"
- "Kenga e vitit të Ri"
- "Bregdetit tonë"
- "Valsi i Vitit të Ri"
- "Rruga e partisë"- tablo muzikore për fëmijë 1951
- "Ejani me ne"– tablo muzikore për fëmijë
Muzikë e lehtë 50 këngë dhe melodi (më të njohurat)
Redakto- "Posta"
- "Fëmija I parë"
- "Nuk është enderr as çudi"
- "Llogaritari"
- "Kenga ime të kushtohet ty"
- "Një letër"
- "Djali simpatik"
- "Përsëri ke me u afru"
- "Mos më harro"
- "Në park"
- "Autobuzi"
- "Letër"
Muzikë dhomë
Redakto- "Nina- nana"- për kor grash:
- "Më duaj"-romancë solist tenor
- "Të pres"-romancë solist tenor
- Dy pjesë për violinë e piano (I.petrela e Lika Petrela)
- Një pjesë për çelo e piano (solist Y. Skenderi në çelo)
- Kuartet harqesh në sol maxhor
Vepra vokale orkestrale e skenike
Redakto- "Drita e partisë" – kantatë 1955
- Suitë orkestrale me 5 kohë 1956
- Uverturë orkestrale 1957
- Muzikë për filmin “Kenga e Rozafës” 1962
- Sinfonia e parë në Re Maxhor 1962
- Valle në piano e orkestër harqesh 1969
- "Kurorë lavdie"- kantatë ciklike 1969
- Poemë sinfonike 1975
- "Bijtë e Skenderbeut"- opera me 2 akte
Punë shkencore
RedaktoKa transkriptuar komplet ahengun Shkodran, 280 kenge dhe melodi (Instituti i Fol. Tiranë), dhe 40 kenge që kendoheshin në Shkodër gjatë viteve 1920-1930.
Punë gazetareske
Redakto1- Ka botuar recensione dhe kritika për koncerte, opera, opereta etj
2- Ka shkruajtur artikuj për muzikën në gazeta dhe revista qendrore etj.
3- Ka bërë konferenca të ilustruara me muzikën në Radio Tirana etj.
4- Ka bërë konferenca të ilustruara për rrymat e ndryshme muzikore moderne me punëtorë, studentë, artistë, ushtarakë, kuadro drejtues të ndryshëm.
Ka hartuar këto metoda
Redakto1. Njohuritë për format muzikore 1966
2. Instrumenta dhe orkestracione për bandat muzikore 1970
3. Metodë për trombë Si bemol 1971
4. "Kenga dhe kompozimi i saj" ,material metodik në ndihmë të kompozitorëve të rinj me kërkesa të larta 1977
5. Metodë për bastub në Fa 1978
6. Metodë për bastub në Mi bemol 1978
7. Metodë për bastub në Si bemol 1979
8. Metodë për trombon sllaj 1979
9. Metodë Teorie e muzikës dhe solfezhit në dy vallëzime 1983
10. Metodë për flokorno soprano në si bemol 1984
Vepra letrare
Redakto- Album ne arie nga operat e kompozitoreve Shqiptare (autorët: Prenk Jakova, Vangjo Nova, Abdulla Grimci, Pjeter Gaci, Nikolla Zoraqi - Tirane : Shtepia Botuese e Librit Shkollor, 1977)
- Nga folklori ynë i pasun kombëtar (Tiranë : Nobel, 1987)
- Muzikanti : fragmente nga jeta dhe veprmtaria e tij : biografi letrare (Tiranë : Mësonjëtorja, 1999)
- A ma shet një sy për 100 florinj (Tiranë Shtypur në Shtypshkronjën "Mësonjëtorja", 1999)
- Mirbani dhe Xhuxhi trim : në botën e bukur të përrallave (Tiranë : Shtypur në Shtypshkronjën "Mësonjëtorja", 2001)
- Në botën e bukur të përrallave. Jetimja dhe Lopa Briartë që flet : Hirushja, variant shqiptare (Tiranë : Shtypur në Shtypshkronjën "Mësonjëtorja, 2001)
- Lum kush e ka... : tregime humoristiko-erotike (Shkodër Camaj-Pipa, 2005)
- Rrjedhave të Drinasës : novela (Shkodër : Camaj-Pipa, 2005)
Tituj
Redakto18/05/2017 - Presidenti Bujar Nishani dekoron zotin Abdulla Grimci me Titullin “Mjeshtër i madh”[3]
<< Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 15/05/2017, nr. dekreti 10309 zotit Abdulla Grimci Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për punën e tij të palodhur si pionier i dirigjimit e kompozimit të muzikës së zhanreve të ndryshme, për kontributin e vyer të organizimit të festivaleve dhe orkestrave të para shqiptare, si dhe për veprimtarinë e rëndësishme në fushë n . studimeve muzikore dhe metodikën instrumentale” >>.
Referime
Redakto- ^ ""Abdulla Grimci"". bksh.al (në anglisht).
- ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2020. Marrë më 10 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://president.al/?p=42416[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]