Urdhri "Mjeshtër i Madh" është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.

Skeda:Urdhri - Mjeshtër i Madh.jpg

Deri më tani kjo dekoratë u është akorduar:

2002 Redakto

  1. Fatime Man Sokoli këngëtare nga Tropoja. Dekorimi i të ndjerës është bërë me propozimin e znj. Arta Dade, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më 7 gusht 2002 me dekretin nr 3419.
  2. Birçe Sheme Hasko (15 mars 1942), pedagog dhe aktor nga Vlora. Dekorimi i aktorit të teatrit dhe kinematografisë është bërë me propozimin e znj. Arta Dade, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më 27 gusht 2002 me dekretin nr 3445.
  3. Dhimitër S. Shuteriqi (26 korrik 1915), akademik, shkrimtar dhe studiues nga Elbasani. Dekorimi i shkrimtarit dhe studiuesit është bërë me propozimin e z. Limos Dizdari nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Arteve e Shqipërisë më 23 shtator 2002 me dekretin nr 3476.
  4. Dhimitër Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 - 4 maj 1967) nga Pogradeci, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar. Dekorimi i të ndjerit u bë me propozim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më 27 shtator 2002, me dekretin nr 3478.
  5. Vasil Peti Stefa (19 janar 1938), Mjeshtër i përpunimit artistik të bakrit nga Kavaja. Dekorimi i përpunuesit artistik të bakrit u bë me propozimin e Bashkisë së Kavajës më 8 tetor 2002 me dekretin 3489.
  6. Ethem Osmani (1935) nga Shkodra, prof. dr në Universitetin e Shkodrës. Dekorimi i pedgogut të gjuhës u bë me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës më 24 tetor 2002 me dekretin 3517.
  7. Lukë Kaçaj (1924-2001) këngëtar nga Bajza, Shkodër. Dekorimi i të ndjerit u bë me propozimin e Bashkisë së Shkodrës më 28 tetor 2002 me dekretin 3527.
  8. Hysen Hajdar Çobani (5 nëntor 1932) nga Libohova, Gjirokastër, prof. dr. në shkencat bujqësore. Dekorimi i agronomit u bë me propozimin e z. A. Duka nga Ministria e Bujqësisë më 5 nëntor 2002 me dekretin 3533.
  9. Jakup Ahmet Keraj (1933-1987) nga Shkodra, “Piktor i Merituar”. Dekorimi i të ndjerit që ishte piktor me profesion u bë me propozimin e znj. A. Dade nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më 13 nëntor 2002 me dekretin 3555.
  10. Isuf Salih Alibali i lindur më 09.11.1922 në Shkodër me profesion jurist. U dekorua me dekretin nr. 3559 të datës 18.11.02, me prpozim të z. S. Peçi nga Ministria e Drejtësisë.
  11. Ilirian Suli me profesion sportist/peshëngritës. U dekorua me dekretin nr. 3573 të datës 27.11.02, me propozim të Presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu.
  12. Robert Shvartz me profesion përkthyes. U dekorua me dekretin nr. 3589 të datës 110.12.02, me propozim të znj. Arta Dade nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
  13. Besim Daja i lindur më 26.01.1923 në Tiranë me profesion akademik, profesor, arkitekt. U dekorua me dekretin nr. 3598 të datës 12.12.02, me propozim të z. Ylli Popa nga Akademia e Shkencave.
  14. Mahir Domi i lindur më 1915 në Elbasan me profesion akademik, gjuhëtar. U dekorua me dekretin nr. 3623 të datës 27.12.02, me propozim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

2003 Redakto

  • Gjon Shllaku, nga Shkodra. U dekorua me dekretin nr. 3774 të dt. 09.04.03, me propozim të Min. së Kulturës A. Dade.

2006 Redakto

2007 Redakto

2009 Redakto

  • Akademia e Arteve

2017 Redakto

Shiko dhe këtë Redakto

Burime Redakto