Abdullah Skaka
Abdullah Skaka lindur më 5 dhjetor 1983, në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, është kryetar i Bashkisë së Sarajevës.[1]
Biografia
RedaktoAbdullah Skaka shkollën fillore dhe Shkollën e Mesme të Mjekësisë i mbaroi në kryeqytetin e Bosnjes, Sarajevë. Ka përfunduar studimet pasuniversitare për ekonomi. Në administratën e kryeqytetit erdhi pas një karrierë në ndërmarrësi private. Si kryetari i 38 me radhë i Bashkisë së Sarajevës është zgjedhur nga votat e Këshillit të Qytetit më 6 shkurt 2017. Në mandatin paraprakë të Bashkisë së Kryeqytetit, Skaka, ka shërbyer si zëvendës i kryetarit të komunës.[2]
Aktualisht është kryetar i bordit Komunal të Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Qytetin e Vjetër. Nga viti 2009 ka qenë menaxher i përgjithshëm në kompaninë SKY Media e Sarajevës.
Eshtë bashkëpronar i biznesit "Skaka" në komunën Stari Grad. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.[3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Gradonačelnik | Grad Sarajevo". sarajevo.ba (në boshnjakisht). Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2017. Marrë më 2017-07-25.
- ^ Abdulah Skaka novi gradonačelnik Sarajeva
- ^ "Ko je Abdulah Skaka, novi gradonačelnik Sarajeva". N1 BA (në boshnjakisht). Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 2017-07-25.