Abdullah Thaçi (12 qershor 1942 - 21 tetor 2015) shkrimtar i letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinjë.

Biografia

Redakto

U lind më 12 qershor të vitit 1942 në fshatin Novosellë të Pejës. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin e Shkencave të Natyres, dega e kimisë, në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve fillon punën si mësimdhënës i kimisë në Gjimnazin e Prizrenit për të kaluar më vonë si zyrtar arsimor në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren. Me shkrime ka filluar të merret heret. Shkroi për fëmijë dhe të rinjë. Ka bashkëpunuar me një varg revistash dhe gazetash në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, themelues i Klubit Fan Stilian Noli në Prizren, pjesmarrës në Karvanin e Shkrimtarve për Fëmijë Agim Deva, redaktor i revistës për fëmijë Fidani në Prizren. Ishte fitues i një varg konkurseve, shpërblimeve dhe mirënjohjeve për krijimtarinë e tij poetike.

  • Lumi i dritës, (1980)
  • Treni i bardhë, (1982)
  • Duke pritur ylberin, (1983)
  • Piknik poetik, (1986)
  • Anës Drinit, (1989)
  • Ani Kosovë ani, (1994)
  • Mes dy dashurish, (1997)
  • Fëmijët kanë të drejtë, (2001)
  • Vjershat hutaqe, (2003)
  • Porta e kufirit, (2006)
  • Përralla nga Prevalla, (2008)
  • Hajt qëlloje, gjëegjëza, (2008)
  • Le të qesh bota, (2009)
  • Një mal me këngë, (2009)
  • Zogu i mjaltishtës, (2010)
  • Një gjyshe më ndryshe, (2012)
  • Kalaja e fjalës, (2015). Kjo vepër fitoi Çmimin Vehbi Kikaj.