Agim Deva, lindi në vitin 1948Beograd dhe vdiq më 1 shkurt 2009 në moshën 61 vjeçare ishte shkrimtar shqiptar dhe pedagog i Universitetit të Prishtinës.

Agim Deva
U lind më1948
Beograd
Vdiq më1 shkurt 2009
Prishtinë
KombësiaShqiptar

Biografia

Redakto

Agim Deva (06.04.1948-01.02.2009) kreu Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës – në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Magjistroi dhe doktoroi në fushën e letërsisë për fëmijë. Pas diplomimit në fakultet u punësua gazetar në “Zërin e rinisë”, e më vonë qe kryeredaktor i parë i “Gazetës së pionierëve”.

Që nga viti 1973 punoi në Fakultetin e Filologjisë, së pari – asistent në Teorinë e letërsisë, e pastaj, ligjërues në lëndën Letërsia për fëmijë. Përveç kësaj, Agim Deva ligjëroi edhe Fillet e gazetarisë, Kritikën letrare, kurse në departamentin e gazetarisë zhvilloi lëndën Zhanret e gazetarisë. Ishte profesor ordinar në këtë Fakultet.

Njëherësh, Agim Deva ishte anëtar i PEN- Qendrës së Kosovës dhe themelues e drejtues i OJQ-së “Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë” që nga viti 2000 e këtej. Poashtu, që nga viti 2005 ishte edhe anëtar i Shoqatës “Pranë fëmijëve”. Organizoi disa simpoziume e sesione shkencore mbi çështjet e letërsisë për fëmijë e të rinj.

Botoi një numër të konsideruar veprash letrare (prozë e poezi), antologji të ndryshme, panorama të poezisë botërore, vepra të ndryshme shkencore, monografi, kritika, recensione, ese, parathënie e pasthënie, një libër leximi për klasë të katërt fillore, dy libra për fëmijët e hendikepuar, libra ilustrativë për fëmijët e moshave parashkollore, libra me karakter ambiental dhe së fundi Abetaren. Që të gjitha këto shtrihen në 80 vëllime.

Mori pjesë në Simpoziumin Ballkanik të Letërsisë për Fëmijë të mbajtur në Tiranë ( në vitin 2000), si edhe në shumë manifestime letrare para fëmijëve tanë në Austri, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Itali, Francë etj.

Për punën e tij letrare u nderua me një varg shpërblimesh në Kosovë dhe më gjerë. Poezitë e tij u përkthyen në disa gjuhë të huaja si në anglisht, gjermanisht, arabisht, italisht, rusisht, sllovakisht, rumunisht, kroatisht, turqisht, sllovenisht, maqedonisht, etj.

Dallohet si shkrimtar për fëmijë, preokupim me të cilin u mor deri ne ditët e fundit te jetës se tij. Ligjëroi, Letërsinë për Fëmijë në Degën e Letërsisë e të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Veprat

Redakto

Librat që i shkroi për fëmijë janë :

Shih edhe

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ REC Buletini[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. ^ Bardh Frangu, shkrimtar nga Ferizaji/Kosovë