Rosak pastërtori
Rosak pastërtori është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 16 qershor të vitit 2001 pas së cilës pasuan edhe 36 repriza duke arritur një numër prej 17000shikuesish.
Stafi
Redakto- Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena;
- Luajtën dhe animuan: Valdet Rama, Roza Berisha, Faik Gashi, Avdi Azemi, Avni Hoti, Shiqerie Buçaj dhe Violetë Ajazi;
- Këngët: Agim Deva;
- Kukullat: Boris Qershkov;
- Piktor: Mehmet Behluli;
- Realizimi Skenografisë: Valdet Rama;
Kritika
Redakto"... shfaqja si lojë dhe tekst nuk bëhet monotone me stërpërsëritjen e porosive direkte, që mund të tingëllonin si urdhëra për fëmijët, por shfaqja kombinohet edhe me një lojë të këndshme të kukullave të tyre të dashura, në mënyrë që porosia të përcillet tek fëmijët sa më natyrshëm dhe pa imponime. Loja e aktorëve, kënga dhe muzika të gërshetuara së bashku dhanë një shfaqje të këndshme për fëmijët e të gjitha moshave".[1]
Referimet
Redakto- ^ A. Uka, Mesazhe të dobishme e jo urdhëra, Zëri, 16 qershor 2001