Abra (singer)
Abra është një këngëtare e zhanrit R&B me rezidencë në Atlantë dhe producente e kontraktuar nga kompania diskografike Awful Records.[1]
Jeta e hershme dhe karriera
RedaktoE lindur në Queens, Nju-Jork në një familje misionarësh fetarë, Abra i kaloi tetë vitet e para të jetës në Londër, teksa prindërit e saj po ndërtonin kishën në të cilën do të jetonin në të ardhmen. Kontakti i saj i parë me muzikën nisi nga kisha, ku babai i saj ishte pastor. Më pas familja e saj u zhvendos nga Londra duke u shpërngulur në Atlanta.[2][3][3] Në moshën 14 vjeçare Abra nisi të luajë kitare. Më vonë në adoleshencën e saj ajo nisi të postojë në Youtube vidio ku shihet këngëtarja duke performuar. Përmes këtyre vidiove ajo u zbulua nga shtëpia diskografike Awful Records. Themeluesi i kësaj shtëpie diskografike, reperi “Father” e inkurajoi atë të prodhojë muzikë orijginale. [4] Më vonë Abra iu bashkua shtëpisë diskografike në 2014.[5]
Albumi i saj BLQ Velvet u lançua në 2015. Albumi i saj I dytë me titull Princess u lançua nga shtëpia diskografike “True Panther Sounds” në 15 korrik 2016. Ky lançim është i pari për të në një shtëpi diskografike gjigande. Kënga me titull “Fruit” nga albumi Rose u përfshi në një artikull në këngët më të mira R&B të vitit 2016 nga The Guardian.[6]
Përsa i përket stilit të veshjes së Abrës, revista Vogue i ka dedikuar një artikull Abrës duke theksuar se qëllimisht kontrasti në stilin e saj të të veshurit është pjesë e identitetit të saj si artiste.[2]
Referime
Redakto- ^ "Abra - Biography & History - AllMusic". AllMusic (në anglisht). Marrë më 30 gusht 2016.
- ^ a b Carlos, Marjon (12 korrik 2016). "Meet Abra, the Next Princess of Alt R&B Style" (në anglisht). Vogue. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2017. Marrë më 11 shkurt 2018.
- ^ a b Weiss, Hayley. "DISCOVERY: ABRA". Interview (në anglisht). Marrë më 28 gusht 2016.
- ^ Lozano, Kevin. "Abra: Princess". Pitchfork (në anglisht). Marrë më 28 gusht 2016.
- ^ Reed, Davy. "Awful Records: DIY rap vampires". Crack (në anglisht). Marrë më 28 gusht 2016.
- ^ Macpherson, Alex (22 gusht 2016). "The best R&B of 2016 has nothing to do with Frank Ocean". The Guardian (në anglisht). Marrë më 1 shtator 2016.