Adelina Mazreku Mjeke kirurge-onkologe, profesoresh. Lindi në Tiranë në vitin 1940, ku kreu dhe gjimnazin. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të UT.

Shërbeu si kirurge e përgjithshme në Spitalin nr. 2, kirurge-onkologe në Spitalin e Onkologjis. Prej vitit 1977 pedagoge në Fakultetin e Mjekësië dhe më pas përgjegjëse e katedrës dhe e shërbimit të onkologjisë (1992–2003).

Zonja Mazreku, hartoi programin kombëtar të kontrollit të kancerit dhe ka kontribuar në zbatimin e tij; organizoi për herë të parë në Shqipëri rrjetin e shërbimit onkologjik, duke kryer një varg ndërhyrjesh onkologjike; hapi regjistrin kombëtar të tumoreve malinje, duke dhënë dhe treguesit kryesorë të sëmundshmërisë onkologjike në shkallë vendi; qe udhëheqësja shkencore e pro-jektit mbi depistimin e organizuar të kancerit të gjirit, në bashkëpunim me universitetin “La Sapienza” të Romës (1995–1996) dhe dha ndihmesë në krijimin e së parës Qendër Senologjike Diagnostike në Shqipëri për depistimin e tumoreve të gjirit. Është autore e tekstit “Onkologjia” (1990) dhe e një vargu artikujsh shkencorë. [1]

Referenca

Redakto
  1. ^ "Libraria fizike e Akademise se shkencave Shqipëri".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)