Adem Gashi
Adem Gashi shkrimtar shqiptar. Ka lindur më 18 tetor 1953 në Nekoc të Drenasit. Autor i më shumë se 25 librave, poezi, romane, eseistikë, shënime udhëtimi, tregime. Adem Gashi është edhe autor i rreth 130 teksteve të këngëve, shumë nga të cilat u janë kushtuar herojve të luftës së Kosovës. Nga viti 1996 deri në vitin 1999 ai ishte drejtor i Televizionit në Tiranë, për programin satelitor. Në vitin 1999 emërohet drejtor i radiotelevizionit të Kosovës, duke e hapur atë për herë të parë në Kosovën e lirë. Nga viti 2001 zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, deri në 2005. Ish i burgosur politik, vepra e tij është përkthyer dhe botuar në rumanisht, serbokroatisht, gjermanisht dhe anglisht.Fitues i disa çmimeve kombëtare. Redaktor i mbi 100 titujve të autorëve shqiptarë: poezi, romane, studime dhe eseistikë, monografi.[1] U nda nga jeta më 16 janar 2024.[2] [3] [4] [5] [6]
Burimet
Redakto- ^ https://gazetadita.al/gjithcka-e-furtunshme/
- ^ https://www.gazetaexpress.com/vdes-shkrimtari-adem-gashi/
- ^ https://klankosova.tv/vdes-shkrimtari-adem-gashi/
- ^ https://2lonline.com/in-memoriam-adem-gashi-1953-2024-poeti-i-lirikes-se-holle/
- ^ https://www.epokaere.com/lamtumire-adem-gashi/
- ^ https://raporto24.com/ndahet-nga-jeta-shkrimtari-adem-gashi/