Aeroporti i Gjakovës

aeroport në Qerim

Aeroporti “Amiko” ndodhet në Qerim, 3 km në veri-lindje të Gjakovës. Deri në shtator 1999, kur është marrë nën mbikëqyrje të forcave italiane të KFOR-it, ky aeroport ka shërbyer si aeroport bujqësor.

Aeroporti i Gjakovës

Parashikohet që aeroporti “Amiko” të bëhet aeroporti primar i Kosovës për shkak të kushteve superiore atmosferike ndaj atij të tanishmit, Aeroportit të Prishtinës. Momentalisht zhvillohen vetëm fluturime për nevoja ushtarake apo humanitare me kryesisht avion dhe helikopter transportues ushtarak. Aeroplani më i madhë që ka ateruar deri më tani është Boeing 737. Pista e vetme është e asfaltuar në gjatësi prej 1800 m. Lartësitë përreth aeroportit janë kodra që nuk kalojnë 1000 m. Aeroporti operon nën rregullat e fluturimit vizual (VFR) por aeronautika italiane po punon për kalimin në rregullat e fluturimit instrumental (IFR).

Veçoritë

Redakto
  • Koordinatat: V 45° 25’ 59" L 20° 25’ 40"
  • Lartësia mesatare e pistës: 415 m/1362 ft AMSL.
  • Pista: 1.800 x 30 RWY 18/36 (QFU 175°/355°)
  • TACAN: DAK 109.70 deri në 40 milje