Afresket e Mborjes

pjesë e një ansambli me piktura bizantine të vitit 1390 në stil paleolog në kishën e Ristozit të Mborjes, afër Korçës.

Afresket e Mborjes janë pjesë e një ansambli me piktura bizantine të vitit 1390 në stil paleolog në kishën e RistozitMborjes, afër Korçës.

Vlerat

Redakto

Shquhen për trajtim të lirshëm, ngjyra të kultivuara me gradacione rozë e të blertë, ritëm elegant dhe bukuri klasike të portretit. Afresket e Mborjes paraqesin interes për ikonografinë dhe për detajet e zhanrit të futur në skenat biblike nga ambienti real. Ato dokumentojnë se piktura shqiptare po mënjanohej nga stili i thatë grafik i gjysmës së dytë të shek. të XIV. Afresket janë vepra e fundit e të njëjtit piktor anonim që ka stolisur më 1369 kishën e Maligradit dhe më 1385 kishën e Shën ThanasitKostur.