Afrim Fidani
Afrim Fidani është një jurist shqiptar nga Maqedonia e Veriut . [1]
Biografia
RedaktoAfrim Fidani është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, në vitin 1985 filloi studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1989. Nga viti 1990 deri në vitin 1996 ka punuar në arsim për çështje juridiko-administrative. Nga viti 1996 deri në vitin 2005 ka punuar në Inspektoratin Shtetëror të Punës të Republikës së Maqedonisë, si inspektor republikan i punës në fushën e marrëdhënieve të punës. Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka qenë sekretar i komunës së Vrapçishtës . Nga viti 2007 deri në vitin 2011 ka qenë avokat në Gostivar . Më 18 korrik 2011 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup - Seksioni Penal. Më 23 nëntor 2017, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë e zgjodhi për gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë . [1]